Lionel Messi raportohet se ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë kundër Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), duke kërkuar që ajo të mos përdorë më emrin, fotografitë dhe videot e tij për qëllime komerciale pa miratimin e tij.
Sipas raportimeve të mediave argjentinase, avokatët e yllit të Inter Miamit kanë përgatitur një njoftim zyrtar për federatën. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse dokumenti është dërguar apo është vetëm në fazën përgatitore.
Një nga arsyet e pakënaqësisë lidhet me përdorimin e imazhit të Messit në një fushatë reklamuese të një kompanie vendase të birrës, ndonëse argjentinasi ka marrëveshje sponsorizimi me një markë tjetër ndërkombëtare.
Tensionet janë shtuar edhe pas polemikave rreth dy miqësoreve të Argjentinës në SHBA në tetor 2025. Messi nuk luajti ndaj Venezuelës, por qëndroi në tribunën VIP, ndërsa të nesërmen u aktivizua me Inter Miamin.
Këto zhvillime kanë shtuar raportimet për përkeqësimin e marrëdhënieve mes futbollistit dhe drejtuesve të federatës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Nëntor, 2026 23:24
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.