MF: Edhe 45.2 milionë denarë për kompanitë vendore, mbështetja arrin në 242 milionë euro

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 19 Nëntor, 2026 12:10

MF: Edhe 45.2 milionë denarë për kompanitë vendore, mbështetja arrin në 242 milionë euro

Ministria e Financave njofton se nga Buxheti Qendror janë transferuar edhe 45.2 milionë denarë në Bankën Zhvillimore, me qëllim mbështetjen e investimeve të realizuara nga kompanitë vendore.

Me këtë transferim, mbështetja e përgjithshme që Qeveria ka realizuar deri më tani për sektorin privat përmes kësaj mase ka arritur në 14.9 miliardë denarë, përkatësisht rreth 242 milionë euro.

„Mbështetja e përgjithshme që Qeveria deri më tani ka realizuar në sektorin privat përmes kësaj mase është 14.9 miliardë denarë ose 242 milionë euro dhe ka ndikim të rëndësishëm në realizimin e investimeve private dhe mbështetjen për aktivitetet ekonomike“, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Nga ky dikaster bëjnë të ditur se për zbatimin e masës në Buxhet janë paraparë gjithsej 250 milionë euro. Transheja e parë e mjeteve nga Buxheti për Bankën Zhvillimore dhe kompanitë vendore ishte realizuar në mars të vitit të kaluar.

Mjetet për këtë program Qeveria i ka siguruar nga Banka Hungareze Eksport-Import, me qëllim stimulimin e ciklit të investimeve në sektorin privat dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

Kreditë për kompanitë vendore plasohen përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave afariste, ndërsa parashikohen kushte të favorshme financimi.

Sipas Ministrisë së Financave, kushtet e kreditimit përfshijnë normë interesi prej 1.95 për qind, periudhë të shlyerjes deri në 15 vjet dhe periudhë grejs deri në tre vjet.

„Mjetet do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave afariste deri te shfrytëzuesit e fundit – kompanitë vendore, me kushte të favorshme“, theksojnë nga Ministria e Financave.

23

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 19 Nëntor, 2026 12:10
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
23

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë