Policia intensifikon kontrollet ndaj autobusëve dhe kamionëve, aksioni zgjat deri më 22 nëntor

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 19 Nëntor, 2026 12:14

Policia intensifikon kontrollet ndaj autobusëve dhe kamionëve, aksioni zgjat deri më 22 nëntor

Policia e trafikut në Maqedoninë e Veriut po zhvillon kontrolle të përforcuara në komunikacion në kuadër të aksionit ndërkombëtar „Truck & Bus“, i cili realizohet nga 16 deri më 22 nëntor 2026, në bashkëpunim me Rrjetin Evropian të Policive Rrugore (ROADPOL).

Aksioni ka për qëllim rritjen e sigurisë së autobusëve dhe automjeteve transportuese, parandalimin e aksidenteve në trafik, zbulimin në kohë të shkeljeve dhe ndëshkimin e drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit.

Vëmendje e veçantë gjatë kontrolleve i kushtohet gjendjes teknike dhe pajisjeve të sigurisë së autobusëve dhe kamionëve, si dhe përmbushjes së kushteve ligjore për transportin e organizuar të fëmijëve.

Policia po kontrollon gjithashtu respektimin e rregullave gjatë organizimit të udhëtimeve shkollore, edukative dhe rekreative, si dhe gjendjen psikofizike dhe aftësinë e shoferëve për drejtimin e sigurt të automjeteve.

Paralelisht, kontrolle të përforcuara po zhvillohen edhe ndaj pjesëmarrësve të tjerë në trafik, me fokus te tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit ose substancave psikotrope, mosvendosja e rripit të sigurisë, transporti i parregullt i udhëtarëve dhe shkeljet e tjera që rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë rrugore.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel shoferëve, kompanive transportuese dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë me përpikëri rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të tregojnë përgjegjësi gjatë drejtimit të automjeteve.

„Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët, ndërsa respektimi i rregullave, gjendja e rregullt teknike e automjeteve dhe sjellja e përgjegjshme janë thelbësore për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve“, theksojnë nga MPB-ja.

Ministria njofton se do të vazhdojë me aktivitetet parandaluese dhe kontrollet e përforcuara në bashkëpunim me partnerët evropianë, me qëllim përmirësimin e kulturës së trafikut dhe krijimin e rrugëve më të sigurta për të gjithë qytetarët.

Flaka

23

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 19 Nëntor, 2026 12:14
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
23

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë