Bekim Sali: Maqedonia e Veriut mbetet përkrahëse e palëkundur e Ukrainës dhe e rrugëtimit të saj evropian

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Nëntor, 2026 12:58

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut mbetet përkrahëse e palëkundur e Ukrainës dhe e rrugëtimit të saj evropian

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në sesionin plenar të Samitit të Ukrainës dhe Evropës Juglindore, të organizuar me rastin e Ditës së Shtetësisë së Ukrainës.

Në fjalën e tij, Ministri Sali theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdon të qëndrojë fuqishëm përkrah Ukrainës, duke riafirmuar mbështetjen për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ai nënvizoi se vendi ynë, që nga fillimi i agresionit rus, ka ofruar mbështetje politike, humanitare, ushtarake dhe teknike për Ukrainën dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në koordinim të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe aleatët euroatlantikë.

Duke folur për rëndësinë e Samitit, Sali vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore është thelbësor për forcimin e stabilitetit rajonal, mbështetjen e rimëkëmbjes së Ukrainës dhe ndërtimin e një Evrope më të sigurt dhe më të bashkuar.

Në kontekstin e integrimit evropian, Ministri Sali theksoi se Maqedonia e Veriut, si vend kandidat me përvojë të gjatë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, mbetet e gatshme të ndajë përvojën, ekspertizën dhe kapacitetet institucionale për të mbështetur Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ai theksoi se Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve paraqet një bazë të rëndësishme për thellimin e partneritetit dhe zhvillimin e bashkëpunimit konkret në mbështetje të procesit eurointegrues të Ukrainës.

Në përfundim, Ministri Sali riafirmoi se Maqedonia e Veriut do të mbetet një partnere e besueshme dhe një mbështetëse e vazhdueshme e Ukrainës në përpjekjet e saj për paqe, siguri dhe integrim evropian.

Flaka

23

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Nëntor, 2026 12:58
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
23

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë