Nga shkolla fillore te tregu i punës: Janevska prezanton drejtimin e reformave arsimore

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Nëntor, 2026 13:01

Nga shkolla fillore te tregu i punës: Janevska prezanton drejtimin e reformave arsimore

Mësimi me një ndërrim, arsimi dual, kompetencat digjitale dhe bashkëpunimi me kompanitë janë disa nga shtyllat mbi të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës synon të ndërtojë sistemin e ri arsimor.

Arsimi që nuk përgatit vetëm për provime, por edhe për sfidat reale të jetës dhe të tregut të punës, ishte mesazhi kryesor i ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në Samitin Rajonal “FutureX 2026”.

Duke folur për drejtimin e reformave, Janevska theksoi se të rinjtë duhet të fitojnë njohuri të zbatueshme, por edhe aftësi për të menduar në mënyrë kritike, për të krijuar, për të bashkëpunuar dhe për t’u përshtatur me ndryshimet teknologjike.

Një nga ndryshimet e paralajmëruara lidhet me arsimin fillor. Ministria po vendos modelin e mësimit me një ndërrim dhe mësimin gjatë gjithë ditës, me synimin që nxënësit të kenë më shumë kohë për aktivitete praktike, hulumtime, sport dhe punë kreative.

“Vizioni ynë për një arsim të hapur ndaj së ardhmes fillon nga shkollat fillore”, deklaroi Janevska, duke theksuar se nxënësit duhet të mësojnë të parashtrojnë pyetje, të ndërlidhin informacione dhe të gjejnë zgjidhje për probleme të ndryshme.

Një tjetër fokus i reformave është arsimi i mesëm profesional. Sipas ministres, modeli dual, përmes të cilit mësimi teorik lidhet me përvojën praktike në kompani, duhet të krijojë kuadro më të përgatitura për nevojat e ekonomisë.

Nga ky vit shkollor, mbi 10.800 nxënës të vitit të parë në arsimin e mesëm profesional vijojnë mësimin sipas programeve të modernizuara, të cilat përfshijnë kompetenca STEM, aftësi digjitale dhe shkathtësi të gjelbra. Në këtë proces janë trajnuar edhe 569 mësimdhënës.

Reformat, sipas Janevskës, nuk duhet të ndalen te shkollat e mesme. Modeli i ndërlidhjes së arsimit me praktikën profesionale parashihet të zgjerohet edhe në arsimin e lartë, përmes bashkëpunimit të universiteteve me kompanitë dhe institucioneve kërkimore.

Ministrja përmendi gjithashtu synimin për të forcuar pjesëmarrjen e universiteteve në Hapësirën Evropiane të Kërkimit dhe Inovacionit, si dhe për të krijuar mundësi për trajnim, rikualifikim dhe përsosje profesionale gjatë gjithë jetës.

“Ndërtojmë arsim që i përgatit të rinjtë për të ardhmen, me dije, kompetenca dhe vlera njerëzore”, ishte mesazhi i Janevskës në samitin “FutureX 2026”.

Samiti u organizua nga Instituti për Studime të Komunikimit, në përmbyllje të programit arsimor për shkrim-leximin për të ardhmen, pjesë e projektit “FutureLit”, të mbështetur nga programi Erasmus+.

Flaka

23

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Nëntor, 2026 13:01
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
23

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë