Mbi 40 piktorë nga trevat shqiptare do të mblidhen në Shkup, nga 26 deri më 30 nëntor 2026, në kuadër të edicionit të nëntë të kolonisë artistike “Shkupi në telajo”.
Ngjarja organizohet në atmosferën e festave të Nëntorit dhe synon të promovojë krijimtarinë artistike, bashkëpunimin kulturor dhe trashëgiminë historike e kulturore të kryeqytetit.
Gjatë pesë ditëve të kolonisë, artistët pjesëmarrës do të realizojnë vepra të frymëzuara nga arkitektura, trashëgimia kulturore dhe jeta e Shkupit, me theks të veçantë në Çarshinë e Vjetër.
Organizatorët bëjnë të ditur se punimet e krijuara gjatë kolonisë do të prezantohen në një ekspozitë të hapur për publikun, duke sjellë këndvështrime dhe interpretime të ndryshme artistike të qytetit.
Nga Instituti për Libër dhe Promocion theksojnë se kjo veprimtari tradicionale synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet artistëve, të nxisë shkëmbimin e përvojave krijuese dhe të promovojë Shkupin si një qendër të rëndësishme të veprimtarisë artistike dhe kulturore.
Kolonia artistike “Shkupi në telajo” organizohet nga Instituti për Libër dhe Promocion, me mbështetjen e Komunës së Çairit.
Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
20 Nëntor, 2026 10:11
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.