Babai i Sarës në protestin kundër dhunës ndaj grave: Asnjë prind të mos e përjetojë atë që na ndodhi neve

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Nëntor, 2026 13:15

Babai i Sarës në protestin kundër dhunës ndaj grave: Asnjë prind të mos e përjetojë atë që na ndodhi neve

Babai i 26-vjeçares Sara Gjorgjieska, e cila më 15 nëntor u rrah brutalisht nga i dashuri i saj, Kristian Koraboski, dhe u la pa ndjenja në rrugë në Ohër, sot iu bashkua protestës kundër dhunës ndaj grave dhe femicidit, duke mbajtur fotografinë e vajzës së tij, në të cilën shihen qartë mavijosjet në fytyrë.

„Kjo është vajza ime Sara. Asnjë prind të mos e shohë fëmijën e tij në këtë gjendje dhe të mos përjetojë atë që na ndodhi neve“, tha shkurt babai i saj, Ljupço Gjorgjieski.

Me thirrjet „Ohri nuk hesht“ dhe „Asnjë më shumë“, qytetarët sot dolën në rrugë për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet, si dhe mbrojtje më të madhe për viktimat.

Protesta u organizua pas rastit të rëndë të 15 nëntorit, kur Sara Gjorgjieska u rrah brutalisht nga i dashuri i saj, 31-vjeçari Kristian Koraboski, i cili më pas e hodhi nga automjeti në rrugë, duke e lënë pa ndjenja.

Koraboski ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh dhe akuzohet për veprat penale „Lëndim trupor“, „Privim i kundërligjshëm nga liria“ dhe „Rrezikim i sigurisë“. Seanca gjyqësore pritet të fillojë më 27 nëntor në Ohër.

Gjatë protestës, qytetarët kërkuan reagim në kohë ndaj çdo denoncimi për dhunë, hetime efikase dhe veprim institucional pa ndikime politike.

„Më 15 nëntor, në qytetin tonë ndodhi një rast i tmerrshëm dhune, një rast që na tronditi të gjithëve dhe na rikujtoi se dhuna nuk ndodh diku larg nesh. Ajo ndodh këtu, mes njerëzve që i njohim. Dhuna nuk është çështje private, nuk është problem i një personi apo i një familjeje. Ky është problem i përbashkët. Heshtja e mbron dhunën. Ohri nuk hesht më, nuk duam më viktima“, deklaruan organizatorët e protestës.

Pas tubimit në shëtitoren buzë liqenit të Ohrit, qytetarët marshuan nëpër Çarshinë e qytetit dhe më pas u drejtuan edhe te ndërtesa e Gjykatës Themelore në Ohër.

Mesazhi i protestës ishte i qartë: dhuna ndaj grave nuk mund të trajtohet si çështje private dhe heshtja nuk është më një alternativë.

Flaka

36

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Nëntor, 2026 13:15
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
36

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë