I vdekur në rrethrrotullimin e Shkupit, plagë nga arma e zjarrit në këmbë
Një 38-vjeçar nga fshati Lubin i Shkupit është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në qarkoren “Majka Tereza”, në afërsi të fshatit Smillkovc. Në trupin e tij është vërejtur një plagë nga arma e zjarrit në pjesën e këmbës.
Bëhet fjalë për E.S., ndërsa pranë trupit të tij është gjetur edhe një automjet i tipit “Mercedes”, me targa të Shkupit, të cilin paraprakisht e kishte drejtuar viktima.
Shkaqet dhe rrethanat e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura. Me urdhër të institucioneve kompetente, trupi është dërguar për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se rasti është raportuar më 21 nëntor, në orën 06:15, pas së cilës menjëherë në vendngjarje kanë dalë ekipet policore.
„Më 21.11.2026, në orën 06:15, në SPB Shkup është raportuar se në qarkoren ‘Majka Tereza’, në afërsi të fshatit Smillkovc, në rajonin e Shkupit, është gjetur një person pa shenja jete. Menjëherë pas raportimit, zyrtarët policorë të SPB Shkup janë drejtuar në vendngjarje, ku është konstatuar se bëhet fjalë për E.S. (38) nga fshati Lubin, Shkup. Në afërsi të trupit është gjetur edhe një automjet udhëtarësh ‘Mercedes’ me targa të Shkupit, të cilin paraprakisht e kishte drejtuar viktima“, njoftojnë nga MPB.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.
Flaka















