Osmani: Një qeveri me shqiptarë jolegjitim është si qeveri pa shqiptarë

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 11:58

Osmani: Një qeveri me shqiptarë jolegjitim është si qeveri pa shqiptarë

BDI mblidhet vazhdimisht, emocionet e popullit shqiptar tashmë janë ndezur dhe ne po mundohemi më shumë të menaxhojmë dhe kontrollojmë, sepse ka njerëz që tashmë e ndjejnë se vota e tyre ishte e pavlefshme. Kështu e ka përshkruar situatën pas zgjedhjeve të 8 majit nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, pasi partia fituese VMRO-DPMNE ka nisur bisedimet për përbërjen e qeverisë së ardhshme me koalicionin VLEN, përcjell TV21.

Osmani thotë se Fronti Evropian përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve dhe jo VLEN, koalicion që fitoi më pak vota.

“Cili është kriteri për përcaktimin e relevancës?” Kush e përcakton çfarë është pak e çfarë shumë, nëse jo pakica dhe shumica?”, pyet Osmani.

Ai përdori edhe një krahasim.

“Një qeveri me shqiptarë jo legjitim dhe një qeveri pa shqiptarë është i njëjti koncept. Po ju them – Millosheviqi e ka bërë në Kosovë. Rahman Morinën e bëri president të Kosovës, shqiptarët i thanë – kush është ky?”, tha Osmani në Kanal 5.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 11:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?