KE përsërit kushtet për Maqedoninë e Veriut: Pa ndryshime kushtetuese nuk ka hapje të negociatave

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2026 23:24

KE përsërit kushtet për Maqedoninë e Veriut: Pa ndryshime kushtetuese nuk ka hapje të negociatave

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2026 u shqyrtua në një seancë të përbashkët të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Në emër të Komisionit Evropian, gjetjet e raportit i prezantoi ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas. Ai vlerësoi përparimin në disa fusha, si digjitalizimi, harmonizimi i legjislacionit, reformat dhe politika e jashtme. Megjithatë, ai rikujtoi edhe një herë kushtet kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

„Siç e dini, faza e ardhshme e negociatave të anëtarësimit varet nga hapat për të cilët jemi dakorduar në të kaluarën. Së pari, ndryshimet kushtetuese, së dyti, marrëveshja për administratën publike dhe reformën e saj, si dhe reforma dhe udhëzimet në gjyqësor, bashkë me planet e veprimit që lidhen me to. Të gjitha së bashku do të mundësojnë hapjen e Kapitullit 1“, deklaroi Michalis Rokas.

Në seancë ishte e pranishme edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila përshëndeti iniciativat brenda BE-së dhe qëndrimin se çështjet dypalëshe, të cilat nuk lidhen me kriteret e anëtarësimit, nuk duhet të përfshihen në procesin e negociatave.

„Qëllimi ynë mbetet i njëjtë, anëtarësimi i plotë në BE. Ne nuk kërkojmë privilegje, nuk kërkojmë trajtim të veçantë dhe as standarde më të ulëta. Kërkojmë zbatim të qëndrueshëm të rregullave, parimeve dhe vlerave evropiane, barazi, siguri juridike dhe anëtarësim të bazuar në merita“, theksoi Siljanovska-Davkova.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, vlerësoi se çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut.

„Raporti thekson qartë se nuk ka përparim sa u përket ndryshimeve kushtetuese të përcaktuara në konkluzionet e Këshillit të vitit 2022. Kjo mbetet një sfidë politike dhe institucionale që nuk mund të injorohet. Çështjet e hapura duhet t’i zgjidhim përmes një dialogu serioz, duke respektuar detyrimet evropiane, procedurat demokratike dhe shqetësimet legjitime të qytetarëve“, deklaroi Sali.

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, nga ana tjetër, e cilësoi raportin si katastrofal, duke pretenduar se nuk është evidentuar përparim në asnjë nga fushat kryesore.

„Do të thosha se raporti është katastrofal. Nuk ka asnjë përparim në asnjë fushë kyçe, në ato që kërkojnë dhe presin nga ne partnerët tanë ndërkombëtarë dhe BE-ja, por edhe qytetarët. Nuk ka përparim në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, në legjislacionin zgjedhor dhe në media. Por këtë ne e dimë këtu, sepse e përjetojmë çdo ditë“, tha Filipçe.

Ndërsa Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se të gjitha partitë politike duhet të jenë të bashkuara kur bëhet fjalë për kushtet që i vendosen Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.

„Nëse për diçka duhet të bashkohemi, është që shteti të vlerësohet sipas standardeve dhe arritjeve. Nuk pretendoj se jemi idealë, kemi ende shumë dobësi që duhet t’i përmirësojmë, por kemi edhe anë të forta që duhet t’i respektojmë dhe avancojmë. Por, nëse për diçka nevojitet arbitrazh, atëherë është që të mos lejohet që kontestet dypalëshe, politike dhe të imponuara të bëhen pjesë e kritereve të Kopenhagës“, deklaroi Milloshoski.

Raporti i Komisionit Evropian u publikua më 4 nëntor. Mesazhi kryesor i tij është se Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim në disa reforma, por ky përparim nuk është i mjaftueshëm për të mundësuar lëvizjen përpara të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Për këtë nevojiten rezultate konkrete në sundimin e ligjit, reformimin e institucioneve dhe përmbushjen e obligimeve të marra, veçanërisht në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Gazeta Flaka

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2026 23:24
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë