Mediat maqedonas pranë pushtetit kanë kritikuar kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe, lidhur me një takim që ai ka zhvilluar dje me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në Manastir.
Sipas raportimeve të këtyre mediave, takimi është mbajtur në ambientet e Konsullatës Shqiptare në Manastir. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fotografia nga takimi, ku pas tavolinës ku ishte ulur Filipçe shiheshin flamuri shqiptar dhe ai i NATO-s, por jo flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje se cilat kanë qenë temat e bisedës mes Filipçes dhe Ramës.
Mediat që kanë raportuar për këtë çështje e kanë vënë në pikëpyetje simbolikën e ambientit ku është zhvilluar takimi, duke theksuar mungesën e flamurit maqedonas në fotografinë e publikuar.
Fotografia ishte shpërndarë në rrjetet sociale nga Agron Demiri, anëtar i udhëheqjes së ngushtë të LSDM-së, por pak më vonë ai e kishte fshirë publikimin.
Deri tani nuk ka një sqarim publik nga Filipçe apo LSDM-ja lidhur me fotografinë dhe arsyen e mungesës së flamurit maqedonas.
Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
23 Nëntor, 2026 23:29
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.