BDI: Realizojmë atë që institucionet e injoruan: Edhe gjuha shqipe në tabelën e Mega Parkut!

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2026 10:24

BDI: Realizojmë atë që institucionet e injoruan: Edhe gjuha shqipe në tabelën e Mega Parkut!

Të nderuara media, të nderuar qytetarë,

Sot ndodhemi pikërisht këtu, në Mega Parkun e Butelit, i cili kohëve të fundit u bë temë diskutimi në opinionin publik për shkak të mosvendosjes së mbishkrimit në gjuhën shqipe në tabelën hyrëse, krahas gjuhës maqedonase.

Për këtë çështje kemi reaguar vazhdimisht, përmes mediave, rrjeteve sociale, në seancë të Këshillit të Komunës së Butelit dhe me kërkesa drejtuar Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. Megjithatë deri tani institucionet përgjegjëse nuk i morën parasysh kërkesat tona për respektimin e dygjuhësisë.

Prandaj, qytetarët vendosën të ndërmarrim këtë hap konkret: Në tabelën e Mega Parkut të Butelit të vendosin edhe mbishkrimin në gjuhën shqipe. Me këtë veprim jo vetëm që plotësohet një obligim ligjor, por njëkohësisht sigurohet që qytetarët shqiptarë të lexojnë në këtë hapësirë publike edhe në gjuhën e tyre amtare, e që kjo përbën krenari për ta.

Atë që e bënë qytetarët, në fakt, duhej ta bënin Komuna e Butelit dhe Qyteti i Shkupit. Dhe shtrohet një pyetje e thjeshtë: Pse duhej të krijohej gjithë kjo situatë? Pse duhej të arrihej deri te ky veprim, kur gjithçka mund të zgjidhej në mënyrën më të thjeshtë dhe institucionale, pa nxitur ndarje, pa diskriminuar dhe pa cenuar ndjenjat e asnjë qytetari?

Jemi të bindur se respektimi i gjuhës shqipe nuk i merr asgjë askujt. Përkundrazi, ai u jep të gjithëve atë që u takon dhe dëshmon se bashkëjetesa ndërtohet mbi barazinë, respektin dhe zbatimin e ligjit.

Theksojmë se ky veprim është në përputhje me ligjin. Ndërsa institucionet dhe personat përgjegjës që nuk e kanë zbatuar atë duhet të japin llogari për mosveprimin e tyre.

Me këtë rast, rikujtojmë nenin 1, paragrafin 3, të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili përcakton se në njësitë e vetëqeverisjes lokale, gjuha që flitet nga së paku 20 për qind e qytetarëve është gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase.

Po ashtu, neni 16 i këtij ligji parasheh përdorimin e të dyja gjuhëve në emërtimet e rrugëve, shesheve, parqeve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në komunat përkatëse.

Orce dhe Darko, kjo është tabela që duhej të ishte vendosur që në fillim! Kjo është tabela që respekton ligjin, barazinë dhe qytetarët. Jo ajo që ju e vendosët dhe e promovuat, duke anashkaluar gjuhën shqipe.

Merreni këtë tabelë si shembull për të gjitha veprimet tuaja të ardhshme, sepse respektimi i gjuhës shqipe është detyrim ligjor.

Respekti nuk dëshmohet me fjalë, por me vepra.
Kështu dëshmohet respekti për bashkëjetesën, Darko!

Është koha për reflektim dhe veprim!

Faleminderit!

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Nëntor, 2026 10:24
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë