Maturantët përfunduan shkollën e mesme, të emocionuar folën për momentet e mira dhe sfidat

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 19:20

Maturantët përfunduan shkollën e mesme, të emocionuar folën për momentet e mira dhe sfidat

Katër vjet sa katër ditë. Kështu e përshkruajnë arsimin e mesëm maturantët të cilët sot i thanë lamtumirë shoqërisë e mësimdhënësve. Të mbërthyer nga emocionet, maturantët kujtuan momentet më të bukura dhe sfidat gjatë këtyre viteve duke shtuar se do të mbeten kujtimi më i çmuar në jetë.

“Të gjithë kemi kontribuar në jetën e njëri-tjetrit gjatë këtyre katër viteve, kujtimet që i kemi krijuar nuk do të humbin pasi ta mbarojmë shkollën, madje do t’i çmojmë edhe më shumë. Dua ti falënderoj nga zemra profesorët tanë, ndihma dhe mbështetja e tyre janë arsyeja pse ne kemi arritur deri këtu sot”, tha një maturante..

“Këto katër vjet kanë shkuar si katër ditë, ishte këngë e vërtet. Ju kisha propozu mos me humb shkollën e mesme, është shumë me rëndësi”, u shpreh një tjetër maturante.

“Planet për të ardhmen? Në fakultet, drejtimi juridik. Të kënaqen sa më shumë, të bëjnë kujtime të bukura, ta shfrytëzojnë deri në maksimum”, theksoi një maturant.

“Jemi shumë të kënaqur prej profesorëve, eksperienca ka qenë shumë e mirë edhe me shoqëri ka qenë shumë mirë. Për më tutje unë kam vendosur për drejtësi, mendoj që shkolla na ka përgatit shumë mirë për të ardhmen”, u shpreh një maturant.

Pas shkollimit të mesëm, shumë prej maturantëve mendojnë të largohen jashtë vendit. Disa të tjerë janë të mendimit se jetë të mirë mund të bësh edhe në Maqedoni.

“Unë nuk mendoj ashtu, mendoj se edhe këtu mund të kalosh një jetë të mirë”, nënvizoi një tjetër maturant. .

“Ishte me vështirësi për shkak se duhet të punojmë, të mësojmë, të arrijmë qëllimet tona mirëpo në fund nëse punojmë mirë, nëse kemi kujdes dhe jemi të përgjegjshëm ndaj punëve tona atëherë do të kemi sukses të paparë. Nëse kushtet janë mirë këtu do të qëndroj në Maqedoni. Mirëpo, siç e shihni gjendja ekonomike si është ndoshta edhe jashtë”, tha një maturant. /Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?