NË NDERIM TË 28 NËNTORIT, BASHKË ME UDHËHEQËSIN ALI AHMETI E TËRË BDI ZBARKON NË ZVICËR
Në nderim të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar dhe të Pavarësisë së Shqipërisë e shqiptarëve, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, Ali Ahmeti, ish-Drejtuesi i lartë e ish-Sekretari Organizativ i LPK-së, ish-themeluesi dhe ish-emertuesi i dy UÇK-ve dhe i UÇPMB-së, në Zvicër do të festojë së bashku me mërgimtarët shqiptarë!
Bashkë me Liderin e Kombit, Ali Ahmeti, e tërë udhëheqja e BDI-së ka zbarkuar në Zvicër!
Festimi i 28 Nëntorit në mesin e mërgatës shqiptare të Zvicrrës ka një domethënie të veçantë historike, atdhetare, kombëtare dhe shpirtërore për Liderin e Kombit Ali Ahmeti, sepse në truallin e shtetit helvetian bashkë me udhëheqjen e LPK-së Dega Jashtë Vendit, në Aarau më 17 Nëntor 1994, ia vunë emrin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në Llucern në banesen e Tij u shkrua Komunikata Nr. 11 e UÇK-së!
Mërgata shqiptare në Zvicër, përmes brezave të saj, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin politik e atdhetar, në pjesmarrjen në luftë të armatosur çlirimtare, në mbështetjen e luftës për liri e pavarësi dhe në zhvillimin ekonomik e shoqëror të trojeve shqiptare!
Në vitet më të rënda të historisë sonë, mërgata ishte një nga shtyllat më te rëndësishme të përpjekjeve mbinjerëzore të popullit shqiptar për liri, barazi dhe të drejta kombëtare!
Largësia gjeografike nga Atdheu nuk e ka zbehur kurrë dashurinë e mërgimtarëve për gjuhën shqipe, për Flamurin Kombëtar, për historinë dhe për tokën e të parëve!
Festimi i 28 Nëntorit i bashkëatdhetarëve së bashku me Ali Ahmetin dhe përfaqësuesit e BDI-së në Zvicër është një rast historik për të nderuar kontributin, sakrificën dhe veprimtarinë shumëvjeçare të mërgatës shqiptare!
28 Nëntori nuk është vetëm një datë historike në kalendarin tonë kombëtar!
Është dita e mbamendjes historike, është dita e krenarisë kombëtare, është dita e bashkimit shpirtëror dhe e nderimit të brezave që sakrifikuan për lirinë e Atdheut!
Në këtë ditë të madhe, kudo ku ndodhen shqiptarët, në Atdhe apo në mërgatë, i bashkon Flamuri i Skënderbeut i ngritur në Vlorë më 28 Nëntor 1912 nga Kryeministri i Shqipërisë Ismail Qemali dhe Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë Dom Nikollë Kaçorri, që mbetet një ndër festat më të mëdha dhe nderim i brezave të tërë të luftëtarëve të lirisë!
Nderim e mirënjohje për mërgatën shqiptare në Zvicër dhe në mbarë botën!
Lavdi e përjetshme Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Urime 28 Nëntori, Festa e Flamurit Kombëtar!
Jetë të gjatë Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 26 Nëntor 2026!















