Me seancën konstituive me shumë gjasë do të udhëheqë deputetja e VLEN-it, Merita Koxhaxhiku pasi ajo është për një vit më e moshuar se deputeti/lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe nga Lupço Dimovski nga Partia Socialiste, transmeton TV21.
Por nëse nuk pranon Koxhaxhiku, rendi për ta udhëhequr seancën konstituive i bie Ahmetit.
Seanca konstituive është njoftuar se do të mbahet më 28 maj, por me shumë gjasë ajo do të zhvendoset një ditë më parë – më 27 maj.
Në këtë seancë do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit.
Sipas burimeve nga negociatat VMRO-VLEN, kryetari i Kuvendit thuhet se do t’i takojë VLEN-it. Madje si emra qarkullojnë Afrim Gashi, lider i AAA-së dhe Halil Snopçe, deputet i VLEN-it./TV21
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
17 Maj, 2024 21:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.