Fatmir Izairi: Nuk rreshtohem me VLEN-in, jam me Ali Ahmetin 

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 21:52

Fatmir Izairi: Nuk rreshtohem me VLEN-in, jam me Ali Ahmetin 

Ditëve të fundit emri i Fatmir Izairit është lakuar se po kalon me Izet Mexhitin dhe VLEN-in apo i ka ndihmuar LSDM-së në zgjedhjet e 8 Majit. Ai ka hedhur poshtë këto spekulime duke theksuar se shumë herë kanë tentuar që të rreshtohet në disa supbjekte madje edhe me “Grupin e Zjarrit” por ai nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë në asnjë parti politike.

Izari thotë se do të mbetet besnik i Ali Ahmetit dhe le të merr fund shpekulimi se do të kalojë në ndonjë parti politike.

“Ditëve të fundit si dhe gjatë fushatës parazgjedhore, nga njerëz e koloare të ndryshme parafrazohet emri im, duke më bërë njëherë në anën e Izetit e herë me LSDM-në.

Bëj me dije për opinionin që pas kohës së luftës, zgjedhjet e 2002 kam qenë i rreshtuar në PPD-(arsye të njohura besoj), e më pas duke qenë doktor i UÇK, patjeter që vlersoja të vazhdoja me krahun e luftës edhe në paqe dhe akoma vazhdoj të mendoj se nuk kam gabuar që jam në krah të Ali Ahmetit dhe BDI. Por besoj se edhe ai do të lirohet nga disa interesxhinjë dhe hipokrit,sepse ata vetvetiu do të ikin.

Rreshtimin tim në BDI më të qartë e kanë persona kyç të sajë ,atyre që ua rrefuzoja ofertat për tu bashkuar me ta kur ikën nga BDI ,në më pak se një vit larg, e të njejtët kur u rikthyen gjetën guximin të më pyesnin se me cilin tabor jam dhe kështu duke më bërë tua rikujtoj se edhe kur ikën ata edhe kur u rikthyen unë aty isha, në BDI dhe me Ali Ahmetin” ka shkruar Fatmir Izairi.

113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 21:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?