Presidenti i ri i Tajvanit i bën thirrje Kinës t’i ndalë kërcënimet

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 09:45

Presidenti i ri i Tajvanit i bën thirrje Kinës t’i ndalë kërcënimet

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka kërkuar Kinës të hënën t’i ndalë kërcënimet ushtarake dhe politike, duke thënë se paqja është zgjidhja e vetme dhe se Pekini duhet ta respektojë zgjedhjen e popullit tajvanez.

Lai, duke iu drejtuar turmës pranë zyrtares presidenciale në qendër të Taipeit në fjalimin e tij inaugurues, e përsëriti thirrjen për bisedime me Kinën.

Kina pretendon se Tajvani është territori i saj dhe i ka rritur kërcënimet për ta aneksuar atë me forcë nëse është e nevojshme.


“Unë dua gjithashtu t’i bëj thirrje Kinës të mos e kërcënojë më Tajvanin politikisht dhe ushtarakisht, dhe ta marrë përsipër përgjegjësinë globale për Tajvanin për të punuar zellshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përgjatë Ngushticës së Tajvanit dhe në rajon, për t’u siguruar se bota nuk frikësohet nga shpërthimi i luftës”, tha ai.

Lai shtoi se “ne duam t’ia themi këtë botës: Tajvani nuk bën lëshime për demokracinë dhe për lirinë. Paqja është opsioni i vetëm dhe prosperiteti është synimi ynë për paqe dhe stabilitet afatgjatë”.

Tajvani është duke u përballur me trysni nga Kina, e cila gjithashtu ka mbajtur aktivitete të rregullta detare dhe ajrore në afërsi të ishullit prej se Lai, 64 vjeç, u emërua president në janar.

Lai, i cili ka qenë zëvendëspresident në katër vjetët e fundit, tha se njerëzit duhet të jenë realë për kërcënimin nga Kina dhe se Tajvani duhet ta dëshmojë përkushtimin për ta mbrojtur veten.

“Para se Kina të heqë dorë nga përdorimi i forcës për ta pushtuar Tajvanin, qytetarët duhet ta kuptojnë këtë: Edhe nëse ne i pranojmë të gjitha pretendimet e Kinës dhe heqim dorë nga sovraniteti, synimet e Kinës për ta aneksuar Tajvanin nuk do të zhduken”, shtoi ai.a

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në raportin ditor të së hënës, për aktivitetet ushtarake të Kinës, se gjashtë avionë luftarakë kinezë e kaluan vijën e mesit të Ngushticës së Tajvanit, e cila në të kaluarën ka shërbyer si një vijë jozyrtare kufitare.

Kina thotë se nuk e njeh më këtë vijë kufitare.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e uroi Lain për detyrën, duke thënë se Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me të për “avancimin e interesave dhe vlerave tona të përbashkëta, për thellimin e marrëdhënieve tona të kamotshme jozyrtare, dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përgjatë Ngushticës së Tajvanit”

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 09:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?