Arrestohet gjykatësi i Supremes, dyshohet për mit marrje

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 19:22

Arrestohet gjykatësi i Supremes, dyshohet për mit marrje

Policia ka arrestuar gjykatësin Suprem, Nake Georgiev mbi dyshimet për mit marrje. Në rrethana jo zyrtare mësohet se ai dyshohet për marrje ryshfeti prej 10.000 eurove. Prokuroria Publike nuk jep informacion. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjykatësi do të përgjigjet për veprën penale “marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”

“Sot është privuar nga liria gjykatësi i Supremes nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. Gjykatësi është arrestuar në vendngjarje duke kryer veprën penale”, thonë nga policia.

Sipas burimeve jo zyrtare, Georgiev ka përdorur ndikimin e tij dhe ka premtuar masa lehtësuese ndaj ish kryetarit të Novo Sellës, Boro Stojçev.

Nuk dihet nëse ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit, por për shkak të imunitetit, kërkesa për masa kujdesi ndaj tij duhet të adresohet në Këshillin Gjyqësor i cili duhet të vendos në mbledhje urgjenten brenda 24 orëve. Përveç heqjes së imunitetit, këshilli duhet të jep pëlqim edhe për paraburgimin, që nënkupton dy kërkesa të cilat duhet proceduar urgjentisht derisa adresohen në këshill. Referuar dispozitave ligjore, Gjykatësi i arrestuar ka të drejtën që të mos e vë në funksion imunitetin dhe kështu varësisht kërkesës së organit të akuzës, ai të përfundon më masa kujdesi si paraburgim apo edhe masa më të lehta.

Burime të Alsat bëjnë të ditur se në Gjykatën Supreme nuk ka pasur kontroll nga policia, por nuk përjashtohet mundësia e kontrollit me qëllim mbledhjen e dëshmive të cilat vërtetojnë veprën e mundshme penale.

Nake Georgiev vitin e kaluar u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor, por për shkak se edhe i biri i tij u zgjodh gjykatës penal, Georgiev dha dorëheqjen. Georgiev si gjykatës Suprem u zgjodh në vitin 2020, ndërsa mbulon çështjet civile./Alsat.mk

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?