Deri të premten mot i paqëndrueshëm dhe me reshje të shiut

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 19:39

Deri të premten mot i paqëndrueshëm dhe me reshje të shiut

Drejtoria Hidrometeorologjik informon se sot do të kemi një pasdite me mot të paqëndrueshëm.

Ata theksojnë se në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima lokale në formë stuhie, të cilat do të jenë afatshkurtër, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Sipas parashikimeve, gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Gatë pasdites së nesërme pritet të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Ky mot i paqëndrueshëm pritet të jetë deri ditën e mërkurë dhe se proceset do të jenë më intensive.

INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK

“Mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të mërkurën, kryesisht pasdite me reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullimë. Proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie afatshkurtër, me erë të fortë, reshje të dendura të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtër dhe dukuri të izoluar breshëri”.

Të enjten do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu, kryesisht në zonat malore, ndërsa të premten sipas tyre, pritet stabilizim i përkohshëm i motit. Temperaturat do të jenë pandryshime të ndjeshme, ndërsa temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga tetë deri në 15 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale e ditës pritet të arrijë deri në 30 gradë celsius. /SHENJA/

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?