VMRO-DPMNE: Qeveri reformuese me opozitën shqiptare!

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2024 14:43

VMRO-DPMNE: Qeveri reformuese me opozitën shqiptare!

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar për më 28 maj seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare. Në përbërjen e re, VMRO – DPMNE do të ketë shumicën parlamentare, e cila në zgjedhje mori dy deputetë, LSDM, e cila për dy mandate kishte shumicën parlamentare, në përbërjen e ardhshme do të ketë 18 deputetë, Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI do të ketë po ashtu 18 deputetë, koalicioni VLEN 15, ndërsa e Majta dhe Lëvizja ZNAM nga gjashtë deputetë.

Ndërkohë, VMRO – DPMNE dhe VLEN-i po vazhdojnë negociatat për formimin e Qeverisë. Sipas deklaratave të përfaqësuesve të VMRO – DPMNE-së, së shpejti mund të bëhet e ditur se është arritur një marrëveshje përfundimtare qeveritare.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski, i cili është pjesë e grupit punues të VMRO-DPMNE-së për negociatat për qeverinë e re, mbrëmë ka njoftuar se palët janë afër marrëveshjes përfundimtare me VLEN, por nuk ka dhënë detaje. Ai gjatë një interviste për TV Sitel ka mohuar mundësinë për të koalicionuar me BDI-në.

“Ekziston një bindje te BDI-ja se ende në njëfarë mënyre VMRO – DPMNE dëshiron të bëjë koalicion me to. Kjo është absolutisht e pavërtetë. Do të formojmë qeveri reformuese me opozitën shqiptare. Jemi shumë afër marrëveshjes, ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare, por e konfirmoj se është e sigurt se jemi afër marrëveshjes përfundimtare me koalicionin VLEN” – tha Timço Mucunski, Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së.

Sa i përket numrit të deputetëve, ai tha se ka gjasa që koalicioni qeveritar të ketë edhe 80 deputetë, megjithatë kjo do të shqyrtohet në periudhën vijuese.

VMRO – DPMNE beson se, deri në fund të qershorit do të formohet qeveria e re.

43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Maj, 2024 14:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme