BE do caktojë takim të Këshillit të Asociimit BE-Izrael për të shqyrtuar detyrimet e Izraelit për të drejtat e njeriut

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 21:55

BE do caktojë takim të Këshillit të Asociimit BE-Izrael për të shqyrtuar detyrimet e Izraelit për të drejtat e njeriut

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) njoftoi se do të thërrasë një takim të Këshillit të Asociimit BE-Izrael për të shqyrtuar nëse Izraeli, si anëtar i organit kryesor që mbikëqyr marrëdhëniet midis BE-së dhe Tel Avivit, ka përmbushur detyrimet e tij për të drejtat e njeriut, transmeton Anadolu.

“Me Josep Borrell dhe Këshillin e BE-së, ne kemi vendosur të mbledhim një takim të Këshillit të Asociimit BE-Izrael për të vlerësuar pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Asociimit, e cila përmban detyrime për respektimin e të drejtave të njeriut. Ky është një sinjal i fortë”, tha në X ministrja e Jashtme belge, Hadja Lahbib.

Deklarata u lëshua pas sulmit të djeshëm ajror të Izraelit mbi tendat që strehonin njerëz të zhvendosur në qytetin Rafah, sulm të cilin komuniteti global e quajti “veprim të pamëshirshëm, veprim gjenocidal të qëllimshëm”.

Të paktën 45 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë dhe rreth 250 të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në një kamp për personat e zhvendosur në Rafah.

“Ne duhet të sigurojmë që rregullat dhe vlerat tona të respektohen nga të gjithë, dhe mbi të gjitha nga partnerët tanë si Izraeli. Besueshmëria jonë varet nga kjo”, shtoi Lahbib.

Marrëveshja e Asociimit BE-Izrael, e nënshkruar në vitin 2000, shërben si bazë për marrëdhëniet dypalëshe të BE-së dhe Izraelit, duke inkurajuar dialogun politik, bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet kulturore.

Marrëveshja gjithashtu përfshin dispozita të qarta në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe parimet demokratike.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 21:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?