Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, votohet të martën në parlament

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 19:59

Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, votohet të martën në parlament

Qeveria e Sllovenisë miratoi këtë të enjte një propozim për të njohur një shtet të pavarur palestinez, tha kryeministri Robert Golomb, duke ndjekur hapat e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë.

Sot qeveria ka vendosur të njohë Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha kreu i qeverisë sllovene gjatë një konference për shtyp në Lubjanë.

Masa është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të vendeve për të koordinuar presionin ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Në këtë kontekst, Golob bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të armiqësive midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

“Është një mesazh paqeje”, theksoi ai.

Qeveria sllovene ngriti një flamur palestinez krahas flamujve të Sllovenisë dhe BE-së përpara selisë së saj në Lubjanë.

Vendimi i qeverisë duhet të ratifikojë në ditët në vijim edhe parlamenti i vendit, anëtar i Bashkimit Evropian . Presidenti i saj njoftoi se organi do të votojë të martën e ardhshme për njohjen zyrtare të Shtetit të Palestinës.

Më 28 maj, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën zyrtarisht një shtet palestinez, duke shkaktuar një reagim të zemëruar nga Izraeli.

Nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Suedia, Qiproja, Hungaria, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria kanë njohur tashmë një shtet palestinez. Malta ka treguar se mund të pasojë së shpejti.

Britania dhe Australia kanë thënë se po konsiderojnë gjithashtu njohjen, por Franca ka thënë se koha nuk ka ardhur ende.

Gjermania pajtohet me SHBA-në, aleatin më të vendosur të Izraelit, duke refuzuar një qasje të njëanshme dhe duke këmbëngulur se një zgjidhje me dy shtete mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

Të martën, parlamenti i Danimarkës votoi një projektligj për njohjen e një shteti palestinez.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?