Për një vit në Maqedoninë e Veriut janë zënë mbi 2 milionë kilogram peshk

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2024 20:43

Për një vit në Maqedoninë e Veriut janë zënë mbi 2 milionë kilogram peshk

Në Maqedoninë e Veriut është rritur sasia e peshkut të zënë, ashtu që vetëm në vitin 2023 janë zënë 2 073 341 kilogram, apo 0.8 përqind më shumë se viti paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, është vërejtur rritje e prodhimit të akuakulturës dhe ulje tek peshkimi komercial dhe rekreativ. Në vitin 2023 janë prodhuar 121 milionë copë vezë me një peshë të përgjithshme prej 189 530 kg, që është ulje për 7.5% krahasuar me vitin 2022”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që trofta e ylberit është lloji i peshkut që kultivohet më së shumti për rasate.

“Nga zënia e përgjithshme, peshqit e ujërave të ftohtë marrin pjesë me 77.0%, dhe peshqit e ujërave të ngrohtë me 23.0%”, raportoi Enti, duke theksuar që zënia e peshkut të ujërave të ngrohtë është rritur për 33.1 përqind.

Në Maqedoninë e Veriut janë të punësuar gjithsej 222 qytetarë në fushën e peshkimit dhe akuakulturës, ndërsa gjithsej 9 223 qytetarë janë peshkatarë rekreativ.

123
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2024 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
123
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?