Ish ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, kandidat për kryetar të LSDM-së

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:10

Ish ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, kandidat për kryetar të LSDM-së

Ka arritur në tre numri i kandidatëve për kryetar të LSDM-së.

Deputeti dhe ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se do të kandidojë për kreun e partisë. Filipçe ka qenë ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Zoran Zaevit nga dhjetori 2017 deri në janar 2022. Ai tha se LSDM-ja aktualisht po kalon momentet më të vështira që nga themelimi i saj dhe se synimi i saj është që LSDM-ja në katër vitet e ardhshme të ripërtërihet, të reformohet dhe ta ngritet në nivelin që meriton. “Ne duhet të mësojmë nga e kaluara jonë, të heqim të gjitha të metat dhe të dalim më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë më parë”, ka shkruar Filipçe në profilin e tij në Facebook. Për kryetare të LSDM-së kandidaturat i kanë shpallur drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjiko-Industriale, Jovan Despotovski dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, tani deputete Sllavjanka Petrovska. Zgjedhjet për kryetar të LSDM-së do të mbahen më 30 qershor. /Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?