Dy deputetët e NSDP-së nuk do t’i bashkohen qeverisë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:17

Dy deputetët e NSDP-së nuk do t’i bashkohen qeverisë

Deputet e partisë maqedonase NSDP, Goran Misovski dhe Sonja Mirakovska do të jenë në opozitë. Kështu ka vendosur Bordi Qendror i kësaj partie. Bordi e ka shqyrtuar raportin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 në seancën e mbajtur të dielën në Shkup. Nga partia bëjnë të ditur se raporti është miratuar njëzëri.

PARTIA NSDP

Pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, NSDP mbetet parti parlamentare me dy deputetë në përbërjen aktuale parlamentare. Bordi qendror ka konstatuar që në periudhën e ardhshme deputetët të veprojnë në opozitë, ndërsa mënyra dhe forma e veprimit të opozitës do të vendoset në seancën e ardhshme të shtatorit”.

Kryetari i kësaj partie dhe njëherit edhe deputeti Goran Misovski, në një deklaratë për media ka bërë të ditur se do të veprojnë si opozitarë. Përveç tij, deputete në përbërjen e re parlamentare është zgjedhur edhe Sonja Mirakovska. Reagimi pasoi pasi në rrjetet sociale dhe në një pjesë të mediave u njoftua se deputetët e partisë që ishte pjesë e “Koalicionit për Ardhmërinë Evropiane” do t’i bashkohen shumicës parlamentare të VMRO-DPMNE-së, e cila tani ka 58 deputetë. Akuza të tilla i ka mohuar edhe kryetarja e LDP-së, deputetja Monika Zajkova.

/SHENJA/

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?