Siljanovska Davkova: Pres që çështjet historike të vjetra njëqindvjeçare nuk do të kenë përparësi ndaj reformave për anëtarësim në BE

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:35

Siljanovska Davkova: Pres që çështjet historike të vjetra njëqindvjeçare nuk do të kenë përparësi ndaj reformave për anëtarësim në BE

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pritur sot ambasadorin e Republikës së Francës, Cyril Baumgartner.

Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, të cilat karakterizohen nga miqësia tradicionale, dialogu i hapur dhe konstruktiv dhe përmirësimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit në shumë sfera me interes të përbashkët.

Në takim u bisedua për aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si prioritet strategjik i shtetit. Në këtë kontekst, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se për është shumë e vlerësuar dhe domethënëse mbështetja e miqve dhe partnerëve tanë në BE, përfshirë edhe Francën.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu pritjen e saj për vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE, duke e rikthyer besimin në procesin meritor të integrimit, me fokus në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu shpresën se çështjet historike të vjetra njëqindvjeçare nuk do të kenë përparësi ndaj reformave që janë prioritet kryesor kombëtar, si dhe shprehu pritjen për bashkëpunim më të thellë me Republikën e Pestë Franceze për zbatimin e përvojave franceze në zhvillimin e demokracisë.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?