“Ujqit” rrahin kapitenin shqiptar dhe tentojnë ta fshehin rastin

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:14

“Ujqit” rrahin kapitenin shqiptar dhe tentojnë ta fshehin rastin

Alsat mëson se kandidati shqiptar për t’u bërë pjesë e Batalionit të forcave speciale “Ujqit” në ARM është rrahur brutalisht nga kolegët e tij, shkruan Alsat.

E gjithë kjo ka ndodhur në kuadër të kursit seleksionues që ditëve të fundit po zhvillohet në ARM, përkatësisht në Shtabin e Përgjithshëm.

Identiteti i kapitenit shqiptar, i njohur për redaksinë tonë flet për një person me përgatitje të larta profesionale, i dëshmuar në shumë trajnime brenda dhe jashtë vendit dhe i sistemuar në ARM falë diplomimit me sukses në Akademinë Ushtarake.

Burimet tona bëjnë të ditur se kapiteni shqiptar është dërguar në mënyrë spektakulare nga Krivollaki në  Spitalin Psikiatrik në Bardovcë.

Qëllimi sipas të njëjtave burime, por që duhet konfirmuar nga hetimi përkatës ka qenë që ai të paraqitet si person me të meta psikike, që do t’i kushtonte rëndë në karrierën e tij profesionale. Megjithëse nga spitali në fjalë mësojmë se i është konstatuar gjendje stabile psikike dhe pa të meta, raport mjeko-ligjor i cili mund të rrënojë skenarin e “Ujqërve”.

Personi përgjegjës që është dashur të evidentojë rastin, e që për ters ka qëlluar të jetë shqiptar brenda natës është zëvendësuar me maqedonas. Kështu të paktën thonë burimet tona të cilat Shtabi i Përgjithshëm nën kompetencë të kujt veprojnë “Ujqit” nuk i kanë konfirmuar apo përgënjeshtruar. Aparati celular nuk i është dhënë, me qëllim që kapiteni të shmang kontaktet deri sa gjendja të vihet nën kontroll, por më pas është tentuar që ai t’i kthehet jashtë procedurave brenda ushtarake, përkatësisht jashtë protokolleve institucionale.

Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë koment për rastin. Jo zyrtarisht mësohet se në procedurë është formimi i komisionit disiplinor i cili duhet të konstatojë veprimet e të paktën gjashtë pjesëtarëve të njësisë elitare “Ujqit”. Gjatë ditës kapiteni shqiptar është transferuar në spitalin ushtarak në Shkup.

“Ujqit” janë njësia e paprekshme për etnitë e tjera në ushtri e posaçërisht për shqiptarët. Njësiti që ekziston nga viti 1994 është përbetuar se në radhët e tyre nuk guxon të ketë shqiptar, por në seleksionimin e fundit numri dhe rezultatet e kandidatëve shqiptarë kanë qenë dukshëm më të favorshëm në krahasim më rezultat e kandidatëve të tjerë. Motivi për sulmin brutal ndaj kapitenit shqiptar nuk përjashtohet të jetë frikësimi edhe i kandidatëve të tjerë që të tërhiqen nga gara./ Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?