Mozzik njofton se albumi i tij i ri do të publikohet më 14 qershor, 20 këngët e tij janë të gjitha me klipe
Reperi i talentuar dhe ndër figurat më emblematike të skenës hip-hop shqiptare, Mozzik, ka njoftuar një lëvizje të guximshme që pritet të ndryshojë rregullat e lojës në botën e muzikës.
Prej disa kohësh, ai ka lënë të kuptohet se po punon intensivisht në albumin e tij të radhës, dhe tani ka bërë një zbulim që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Mozzik ka zbuluar se albumi i tij i ardhshëm do të përmbajë jo më pak se 20 këngë, të gjitha të shoqëruara me klipe të cilat do të lansohen më 14 qershor.
View this post on Instagram
Ky angazhim i madh tregon se këngëtari ka vendosur të lërë gjurmë të patjetërsueshme në industrinë e muzikës.
Në një promo të publikuar, është konfirmuar edhe bashkëpunimi i tij me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri, si dhe pjesëmarrja e aktorit shquar Mensur Safçiu në disa prej klipeve.
Fansat dhe ndjekësit, të cilët tani numërojnë ditët deri në lansimin e mëtejshëm, presin me padurim të përjetojnë krijimtarinë e tij në një nivel tjetër. /Telegrafi/
















