Ahmeti: VMRO-DPMNE-ja po hap plagët e vjetra, të ndihmojnë ndërkombëtarët

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 19:18

Ahmeti: VMRO-DPMNE-ja po hap plagët e vjetra, të ndihmojnë ndërkombëtarët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në 22 vjetorin e themelimit të këtij subjekti përmendi arritjet që sipas tij partia i ka bërë në 21 vite pushtet.

Ai foli për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, themelimin e universiteteve dhe zyrtarizmin e tyre dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat nëpër pozitat më të larta shtetërore. Duke folur për zhvillimet e fundit politike, Ahmeti akuzoi VMRO-DPMNE-së për siç tha hapjen e plagëve të vjetra dhe kthimin ne nacionalizëm. Koalicionin VLEN e cilësoi si vasal të VMRO-DPME-së, ndërsa ndërkombëtarëve i bëri thirrje që t’i ndihmojnë Ahmetit dhe Frontit Evropian karshi VMRO-DPMNE-së që sipas tij të respektohet legjitimiteti i fituar në zgjedhje.

“Besoj në qendrat ndërkombëtare të vendosjes që bashkërisht edhe këtë përballje ta tejkalojmë. Kjo përballje nuk është më e vështirë se ajo e 2001, nuk është më e vështirë se përballje që kemi pas me vendet e rajonit. Por ama duhet t’i thuhet ndal ambicieve të sëmura të partisë politike të cilës neve nuk i mohojmë mandatin për të drejtuar me ekzekutivin, por nuk ka mandat për të bërë përzgjedhje dhe për të poshtëruar shqiptarët në Maqedoni. Kanë aq gjak shqiptarët sa t’i dalin zot vetvetes”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së. /Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?