Raporti për Etikë Zgjedhore – Retorika agresive dhe fushata negative, sfidë në RMV

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 19:30

Raporti për Etikë Zgjedhore – Retorika agresive dhe fushata negative, sfidë në RMV

Retorika agresive dhe fushata negative gjatë periudhës së zgjedhjeve vazhdon të jetë sfidë për shoqërinë e Maqedonisë së Veriut, shkruan Alsat.

Kjo mes tjerash u tha në prezantimin e Raportit për Etikë Zgjedhore: Udhëzues për politikanë të virtytshëm, nën organizim të Forumit të Politikave të Arsyeshme.

“Përshtypja e kësaj analize, bazuar në të dhëna është se qytetarët shumë pak kanë raste të njoftohen se për çfarë angazhohen partitë. Theksi në këto zgjedhje ishte përplasja mes Ahmetit dhe Mickoskit, të themi theksi më negativ shikuar nga aspekti etik, i cili me të vërtetë solli një shije të keqe në zgjedhje”, tha Gordan Georgiev, Forumi për Politika të Arsyeshme.

Sipas ekspertëve retorika negative mbetet sfidë për shtetin dhe qytetarët.

“Retorika agresive dhe fushata negative vazhdon të jetë një prej sfidave me të cilat duhet të përballemi në drejtim të tejkalimit në periudhën e ardhshme. Shumë më shumë, zgjedhjet duhet të jenë luftë e ideve, vizioneve dhe politikave për zgjidhjen e çështjeve publike se sa vlerësimit të tjetrit”, u shpreh Jasmina Trajkoska Naumoska, eksperte.

“Mendoj se duhet të jemi më ambicioz dhe të kërkojmë nga politikanët në fushatë të jenë të ndershëm, pasi shumë herë edhe unë kam qenë pjesëmarrës në debate ku pranohet si normalitet, nëse politikanët japin premtime të rrejshme ose thjeshtë gënjen për ndonjë gjë, e cila mund të konfirmohet se është e rrejshme, thuhet po mirë është fushatë dhe kjo është punë normale. Mendoj me të vërtetë se kjo nuk është normale dhe ne nuk duhet ta pranojmë atë”, theksoi Ibrahim Mehmeti, ekspert.

Studimi përfshinë tema lidhur me transparencën brendapartiake gjatë zgjedhjes së kandidatëve presidencialë, zgjedhjes së kandidatëve për deputetë, respektim të standardeve etike gjatë kohës zgjedhore, reklamimit të premtimeve, luftës kundër korrupsionit dhe çështje tjera./ Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?