VLEN i përgjigjet Ali Ahmetit: Historinë e shkruajnë fitimtarët, jo të mundurit

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 20:45

VLEN i përgjigjet Ali Ahmetit: Historinë e shkruajnë fitimtarët, jo të mundurit

“Humbësit nuk mund të jenë përfaqësues të shqiptarëve”, kështu deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe për këtë, ka reaguar koalicioni vlen ku thanë se historinë e shkruajnë fitimtarët, jo të mundurit, përcjell TV21.

VLEN tha se po fillon një kapitull i ri në historinë politike të shqiptarëve në RMV dhe kjo histori, sipas tyre, do të shkruhet nga VLEN dhe shtoi se koha e regjimit 22 vjeçar përfundimisht ka mbaruar.

“Ahmeti u mund më 8 maj dhe tani po vjen një kapitull i ri në historinë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ajo histori e re do të shkruhet nga VLEN, si fitues në kampin e pastër politik shqiptar. Koha e regjimit të 22 viteve të BDI-së, dy herë me LSDM-në dhe një herë me VMRO-DPMNE-në, përfundimisht ka mbaruar. Partitë që menaxhojnë komunat shqiptare si Tetova, Gostivari, Çairi, më së paku mund të jenë të dobëta ose të papërgatitura. Na vjen keq që Ahmeti ende lufton të pranojë realitetin se do të jetë opozitë. Mirë do të ishte që ai t’u shpjegonte votuesve të tij nëse është e vërtetë që i ka ofruar Mickoskit të zgjedhë vetëm 4 ministri që do t’i jepte të gjithë Frontit Evropian pa kryeparlamentar, për të hyrë në qeverinë e tij në vend të VLEN-it? Të shohim kush janë ata që paturpësisht gjunjëzohen për të hyrë në Qeveri me ata që në fushatë i akuzuan se punojnë për Putinin dhe Rusinë? Sinqerisht vlerësojmë që Ali Ahmeti duhet të ndalojë së shkatërruari atë pak që ka mbetur nga miti i personazhit të tij dhe veprës nga viti 2001, pas aferave me “Soravian” dhe bizneset e kazinove. Është e papranueshme që një njeri që 25 vjet më parë luftoi për të drejtat e shqiptarëve, tani të shkaktojë urrejtje te shqiptarët vetëm për t’i dhënë amnisti zyrterëve të tij të korruptuar. Është e turpshme, është poshtëruese! Nuk ka asgjë tragjike të jesh në opozitë. Le të reformohen, le të përshtaten me kohët moderne të shekullit 21-të dhe le të presin një shans në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e sigurt e shqiptarëve në BE”, thuhet në reagimin e VLEN.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 20:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?