Micotakis: Kryeministri i ri duhet të deklarojë qartë se e respekton Marrëveshjen e Prespës, përndryshe mund të ketë një “përvojë të parë të pakëndshme” në samitin e NATO-s 

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 22:29

Micotakis: Kryeministri i ri duhet të deklarojë qartë se e respekton Marrëveshjen e Prespës, përndryshe mund të ketë një “përvojë të parë të pakëndshme” në samitin e NATO-s 

Mesazhi për liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që kur zyrtarisht të bëhet kryeministër të japë një deklaratë kategorike se e respekton Marrëveshjen e Prespës, e ka dërguar edhe një herë kryeministri grek, Kirjakos Micotakis dhe theksoi se përndryshe, e vetmja gjë që mund të arrihet është “përvojë e parë e pakëndshme” në samitin e NATO-s në fillim të korrikut, njoftoi korrespondentja i MIA-s nga Athina.

Micotakis ka folur sonte në edicionin qendror të lajmeve të televizionit grek “Antena”, ndërsa iu referua edhe Ballkanit, marrëdhënieve me vendin tonë, Marrëveshjes së Prespës, por edhe perspektivës së BE-së.

“Sa i përket Shkupit, Maqedonisë së Veriut, mesazhi im për kandidatin për kryeministër është shumë i qartë. Periudha parazgjedhore ka përfunduar. Marrëveshja e Prespës, e cila për ne kishte shumë probleme, por arritja kryesore është një emër për të gjithë, erga omnes, duhet respektuar. Dhe të bëjë një deklaratë kategorike, kur edhe zyrtarisht do ta marrë detyrën e kryeministrit, se e respekton Marrëveshjen e Prespës”, tha Micotakis.

Në lidhje me atë se çfarë do të ndodhte ndryshe, ai paralajmëroi një “përvojë të parë të pakëndshme” në Samitin e NATO-s në gjysmën e parë të korrikut.

“Përndryshe, e vetmja gjë që do të mund të arrijë është të ketë një përvojë të parë shumë të pakëndshme, kur të takohemi të gjithë së bashku në Uashington, në 75 vjetorin e NATO-s, në fillim të korrikut”, shtoi Micotakis dhe përsëriti edhe një herë se Samiti i NATO-s do të ngrejë çështjen specifike.

Theksoi se gjithashtu kanë një mënyrë për t’u shpjeguar edhe miqve të tyre, sepse, siç tha e konsiderojnë “popullin e Maqedonisë së Veriut si popull miqësor” që në fund të fundit “nëse duan të afrohen me Evropën, rruga drejt Europës kalon përmes Greqisë dhe marrëdhënieve të mira me Greqinë”, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë.

I pyetur nëse është në tavolinë mundësia që Greqia të bllokojë rrugën e dy vendeve drejt Bashkimit Evropian, Micotakis u shpreh optimist se, megjithatë, kjo nuk do të jetë e nevojshme.

“Mendoj se nuk do të jetë e nevojshme të arrijmë deri në atë pikë, sepse jam i sigurt që logjika do të mbizotërojë në fund. Por mendoj se isha absolutisht i qartë, tha Micotakis.

Intervista e kryeministrit grek për “Antena” ishte pjesë e një sërë intervistash në prag të zgjedhjeve europiane të së dielës.

Micotakis sonte mban një tubim parazgjedhor në Selanik, ndërsa të premten do të mbajë tubimin e fundit, tradicionalisht në qendër të Athinës.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 22:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?