Sindikata e policisë paraqiti kallëzim penal kundër Spasovskit

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 22:39

Sindikata e policisë paraqiti kallëzim penal kundër Spasovskit

Sindikata e policisë në Maqedoni ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet në njoftimin e Sindikatës, kallëzimi është dorëzuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ai në cilësinë e zyrtarit ish-ministër në MPB, duke tejkaluar kompetencat dhe duke keqpërdorur pozitën dhe kompetencat zyrtare, ka kryer veprat penale të “Shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal dhe “Punë e papërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-c të Kodit Penal.

“Në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se i raportuari O.S. duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar, duke mos iu bindur rregullave shëndetësore që ishin në fuqi në atë kohë, si dhe duke marrë masa dhe veprime zyrtare gjatë ndalimit të punës, gjegjësisht derisa ishte në pushim mjekësor dhe duke mos iu bindur rregulloreve për mbrojtje nga rregullorja e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për Mbrojtjen nga virusi “Covid 19” ka nënshkruar dy vendime me duar dhe në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 22:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?