Kasami: Shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur që dikush të bëhet milioner

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 19:35

Kasami: Shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur që dikush të bëhet milioner

Shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur që dikush të bëhet milioner. Kështu deklaroi kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami duke komentuar deklaratën e opozitarit, Ali Ahmeti se shqiptarët akoma kanë gjak për t’i dalë zot vetëvetes. Kasami uron që BDI-ja të jetë një opozitë konstruktive .

“Uroj që të jetë një opozitë konstruktive sepse parimi të cilin ne e mbështesim është se suksesi dhe rezultatet e qeverisë varen se sa e fuqishme është opozita. Numrat i kanë, besoj se edhe vullnetin do ta kenë që të jenë një opozitë e fuqishme dhe nga kjo do të varen rezultatet tona në qeveri. S’kanë gjak shqiptarët për të derdhur që dikush të bëhet milioner”, deklaroi Bilall Kasami, VLEN.

Analistët vlerësojnë se është i kuptueshëm zhgënjimi i BDI-së që pas dy dekadash duhet të ik nga pushteti, por theksojnë se politika nuk bëhet me provokime. Qenan Aliu thekson legjitimiteti i një qeverisjeje politike varet nga besimi i qytetarëve, të cilët kanë mënyrat e tyre demokratike për reagime apo shfaqjen e revoltës eventuale.

“Nga njëra anë mund të kuptohet nga një bllok politik i cili mund të mbetet i zhgënjyer nga ajo që do të duhet të ik nga pushteti mbi dy dekadash, por qëndrimet gjykoj se duhet të jenë të matura, sepse politikë me provokime nuk bëhet, por bëhet vetëm me qëndrime politike që duhet të jenë të artikuluara në mënyrë të denja, që të mund tek atëherë të bëhen temë diskutimi…ndërkaq blloqet politike që tani do të duhet të shkojnë në opozitë, nuk ka asnjë rezonim politik për të inspiruar qytetarët për gjërat që do të mund të radikalizonin, unë mendoj se nuk do të vijë deri në këto çështje”, tha Qenan Aliu, analist politik.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë ditës së djeshme u tërhoqi vërejtjen funksionarëve të caktuar të BDI-së, që sipas tij, po luajnë lojë të rrezikshme, duke tentuar që bisedimet për formimin e qeverisë t’i zbresin në një nivel të garave numerike dhe etnike. Ai tha se këta individë, e bëjnë këtë lojë prej vitesh, por VMRO nuk do të lejojë as retorikë e as veprimtari të tillë. Ditë më parë u përfol se BDI-ja ishte ofruar që të bëhet pjesë e Qeverisë së Mickoskit duke pranuar madje vetëm 4 ministri dhe duke hequr dorë nga kreu i Kuvendit. Por Mickoski kishte refuzuar. /Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?