Forumi arsimor i të rinjve: Nxënësve u mungon arsimi cilësor
Zonat urbane kanë qasje më të madhe dhe më të mirë në procesin arsimor sesa ata në zonat rurale. Të rinjtë janë grup heterogjen dhe dallojnë për nga nevojat dhe sfidat, thonë nga forumi arsimor i të rinjve. Të stigmatizuar janë edhe të miturit në shtëpitë përmirësuese.
“Të rinjtë nuk janë grup homogjen. Të gjithë të rinjtë nuk i kanë sfidat e njëjta. Të rinjtë e pjesës rurale kanë qasje më të vogël deri tek arsimimi cilësor në krahasim me ata që jetojnë në pjesët urbane. Të rinjtë me nevoja të veçanta ndonjëherë nuk kanë aspak qasje në arsim ose s’kanë asistent arsimor. Të rinjtë që jetojnë në institucionet përmirësuese ndëshkuese, po ashtu. Pra, secili grup i të rinjve ka sfida të ndryshme.”, – deklaroi drejtori ekzekutiv në Forumin arsimor të të rinjve, Teodora Stolevska.
Ajo që i bashkon të rinjtë është mungesa e arsimit cilësor, fajtor për të cilën supozohet të jetë ndërrimi i shpeshtë i planprogramit.
“Në përgjithësi, atë të cilët të gjithë të rinjtë e kanë si sfidë është fakti se arsimimi ynë nuk është cilësor. Hulumtimet që i ka bërë Piza tregojnë se si rezultati i kanë nxjerrë të dobët. Fakt është që universitetet tona rangohen në fund të listave. Kush është fajtor për këtë? Mendohet se janë numri i madh i reformave që nuk janë deri në fund të implementuara, respektivisht vjen një qeveri me një konventë, me një reformë, me një politikë për arsim, pastaj vjen pushtet tjetër që e ndryshon atë politikë.”, – deklaroi drejtori ekzekutiv në Forumin arsimor të të rinjve, Teodora Stolevska.
Arsimimi rëndohet edhe nga mungesa e kushteve higjienike nëpër shkolla. Është i pranishëm edhe korrupsioni në tempujt e dijes, thotë Stolevska. Ajo u ndal edhe te matura shtetërore, që sipas saj nxënësit duhet të jenë më të përgatitur dhe të mos kopjojnë, e këtu të angazhohen më tepër edhe mësimdhënësit.
















