Ka përfunduar viti shkollor në shkollat e mesme, filloristët deri me 17 qershor!

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2024 11:05

Ka përfunduar viti shkollor në shkollat e mesme, filloristët deri me 17 qershor!

Për nxënësit e shkollave të mesme ka përfunduar viti shkollor 2023/2024, ndërsa nxënësit e shkollave fillore, sipas vendimit vjetor për organizimin e mësimit, kanë edhe një javë angazhime deri në pushimet verore, njofton Flaka Media

Përfundimi i vitit shkollor më 17 qershor ishte caktuar për të gjithë nxënësit, por kërkesës së Sindikatës së Nxënësve të Mesme iu përgjigj Ministria e Arsimit dhe Shkencës duke respektuar afatin e 10 qershorit.

“Ligji për arsimin fillorë specifikon numrin e saktë të ditëve të punës (180) në arsimin fillorë. Ligji për Arsimin e Mesëm nuk përcakton detyrim ligjor për numrin e saktë të ditëve të punës. Të gjitha vendimet merren në konsultim me të prekurit. Sindikata e gjimnazistëve ka kërkuar që me përjashtim të pushimeve pranverore, për shkak të procedurave administrative të regjistrimit të fëmijëve në arsimin e lartë, arsimi i mesëm të përfundojë në 10 qershor. Ligji e ka lejuar dhe ne kemi vepruar, tha para dy muajsh ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Për herë të parë këtë vit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme patën pushim pranveror nga data 29 prill deri më 6 maj 2024.

Maturantët në dy të shtunat e kaluara i janë nënshtruar dy provimeve eksterne nga provimi shtetëror i maturës dhe rezultatet duhet të presin më së voni deri më 8 korrik. Nga ana tjetër, gjysmëmaturantët do të regjistrohen në arsimin e mesëm këtë muaj në afatin e parë të qershorit.

Regjistrimi i nxënësve do të bëhet në dy afate. Sipas konkursit për regjistrim në arsimin e mesëm, regjistrimi i parë elektronik do të bëhet nga data 20 deri më 25 qershor dhe i dyti më 1 dhe 2 korrik. Flaka Media

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2024 11:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?