Çmimet do të rriten edhe më tej

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:48

Çmimet do të rriten edhe më tej

Nga ana e prodhimit, thuhet më tej në hulumtim, rritja në tremujorin e parë u gjenerua tërësisht nga sektori i shërbimeve (4.4%), ndërsa bujqësia (-19.7%), industria (-1.2%) dhe ndërtimi (-2.5%) shënuan rënie të ndjeshme, më të mëdha se ato në tremujorin e mëparshëm. Finance Think bën të ditur se ruan parashikimet e mëparshme për rritjen e BPV-së në vitin 2024 prej 2.7% dhe për rritjen e çmimeve prej 3.8%

 Në tremujorin e parë të vitit 2024, Bruto Prodhimi Vendor (BPV) u rrit me 1.2% në bazë vjetore, duke ruajtur dinamikën e paraparë ekonomike të vitit 2023. Aktiviteti ekonomik relativisht i përmbajtur është rezultat i dy tendencave kryesore. Nga njëra anë, eksportet shënuan një rënie relativisht të madhe prej 7.8%, më e thellë se ajo e vitit 2023, ndërkohë që nga ana tjetër, konsumi privat, që përbën një pjesë dominuese të BPV-së, u rrit me 2%, një rritje solide që reflekton rritjen e lartë të pagave reale (12.9%), edhe pse nën mesataren e një viti më parë. Kështu tregon hulumtimi i organizatës Finance Think, hulumtim ky i quajtur “Monitorimi Makroekonomik”, ndërsa sqaron se rritjen më të madhe në këtë tremujor e shënojnë investimet bruto prej 23.6%, që është një rikuperim i dukshëm pas ritmeve negative në vitin 2023, si dhe rezultat i investimeve në makineri dhe akumulimit të ri të inventarëve, raporton gazeta KOHA.

Nga ana e prodhimit, thuhet më tej në hulumtim, rritja në tremujorin e parë u gjenerua tërësisht nga sektori i shërbimeve (4.4%), ndërsa bujqësia (-19.7%), industria (-1.2%) dhe ndërtimi (-2.5%) shënuan rënie të ndjeshme, më të mëdha se ato në tremujorin e mëparshëm.

“Frenimi i aktivitetit ekonomik vihet re veçanërisht në lëvizjet e tregut të punës. Në tremujorin e parë të këtij viti, papunësia ra lehtë në 12.9% (nga 13% në tremujorin e mëparshëm). Punësimi dhe pasiviteti u ul lehtësisht në 45.4% (nga 45.5% në tremujorin paraardhës), pra në 52.1% (nga 52.2%). Dekurajimi i kërkimit të punës dhe pasivizimi i fuqisë punëtore filloi gjatë pandemisë dhe kjo tendencë vazhdon edhe sot e kësaj dite”, thuhet në hulumtimin e Finance Think. Në tremujorin e parë të vitit 2024, inflacioni mbeti në nivelin e tremujorit të mëparshëm, 3.4% me bazë vjetore.

Presionet e zbutura globale në ushqime dhe energji dhe çmimet ende të ngrira të produkteve ushqimore të përzgjedhura në një pjesë të këtij tremujori, si dhe ngadalësimi i transmetimit të presioneve inflacioniste në shportën e gjerë të konsumatorit, kanë mundësuar një ngadalësim të rritjes së çmimeve që në fund të vitit 2023, por në këtë tremujor – presioni nuk u zbut më tej, pasi në një pjesë të konsiderueshme, çmimet u rritën si pasojë e luhatjeve në tregje.

Ndryshime të lehta pozitive nga kufizimi aktual në ekonomi priten në gjysmën e dytë të 2024, parashikon hulumtimi i quajtur “Monitorimi Makroekonomik”. Perspektiva për inflacionin mbetet e favorshme, por varet nga faktorë kritikë që janë ende të pranishëm. Finance Think bën të ditur se ruan parashikimet e mëparshme për rritjen e BPV-së në vitin 2024 prej 2.7% dhe për rritjen e çmimeve prej 3.8%. (koha.mk)

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?