Botohet libri “Kryepiskopi Anastas – Shërbëtor i Perëndisë në shumë vende”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 20:54

Botohet libri “Kryepiskopi Anastas – Shërbëtor i Perëndisë në shumë vende”

Doli në qarkullim libri “Kryepiskopi Anastas – Shërbëtor i Perëndisë në shumë vende”.

Libri, i ideuar në formë bashkëbiseduese ndërmjet z. Roberto Morozzo della Rocca (historian i Evropës Lindore) dhe z. Tomazzo Opocher (prift i angazhuar në takimin midis Katolicizmit dhe Lindjes) me Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas, flet për përvojën e gjatë hierapostolike të Kryepiskopit dhe thellësinë e mendimit të tij theologjik në këtë sferë.

Përvoja e personale e Kryepiskopit Anastas, Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, është vërtet e veçantë. Përjetoi Luftën e Dytë Botërore, më pas pati një përvojë intensive hierapostullimi dhe një angazhim mjaft të gjatë në kërkimin shkencor, të cilat ndikuan në shërbimin e tij në botën bashkëkohore.

Botohet libri "Kryepiskopi Anastas - Shërbëtor i

Me kërkesë të profesorit të historisë, Roberto Morozzo della Rocca-s, dhe të atë Tommaso Opocher-it, Kryepiskopi Anastas kujton me nostalgji jetën e tij në Pire, vendi ku lindi, nëpër botë dhe deri në Shqipëri, ku ndërmori veprën e mahnitshme të ringritjes së Kishës së Shqipërisë pas periudhës komuniste.

Botohet libri "Kryepiskopi Anastas - Shërbëtor i

Del në pah figura e një njeriu që është i aftë të kuptojë dhe përqafojë trajtat e ndryshme të spiritualitetit dhe të realitetit bashkëkohor.

Përballë krizave dhe luftërave të botës bashkëkohore, figura e Kryepiskopit Anastas shquhet për kultivimin e bashkekzistencës paqësore të popujve përmes dialogut dhe takimit, duke treguar respekt ndaj traditave të tyre historike.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 20:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.