RMV, rrjedhin afatet për transformimin e ministrive, do të ndryshohen 400 ligje

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 21:00

RMV, rrjedhin afatet për transformimin e ministrive, do të ndryshohen 400 ligje

Maqedonia këtë javë do të ketë zyrtarisht 20 në vend të 16 ministrive, pasi presidentja Siljanovska Davkova këtë fundjavë e nënshkroi dekretin për ndryshimet ligjore, të cilat pritet të hyjnë në fuqi këto ditë pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare. Për funksionimin e plotë të ministrive dhe organeve të administratës shtetërore, plani është që të bëhet ribalancimi i buxhetit si dhe të ndryshohen qindra ligje që kanë të bëjnë me rregullimin e kompetencave, thotë për Kanalin 5 Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE. Ideja, thotë ai, është që të mos ketë harxhime shtesë për ndërtimin e objekteve për ministritë e reja, por të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese dhe nuk pret as rritje të numrit të të punësuarve, transmeton Portalb.mk.

“Dhe në numrin ekzistues të të punësuarve kemi mbipunësim në sektorë të caktuar dhe në fushatë kemi folur për sistemin e transferimit të lirë të punonjësve në sektorë nga një institucion në tjetrin dhe në këtë mënyrë do të formohen ministritë e reja, nga marrjen e punonjësve nga institucionet ekzistuese dhe diku ku ka nevojë shtesë. Për punonjësit nuk mund të presim që ky proces të kalojë pa vërejtje, sfida dhe kritika dhe është shumë e rëndësishme që punonjësit të përfshihen në këtë proces përmes përfaqësuesve të tyre sindikal”.

Një pjesë e publikut profesionist, nga ana tjetër, ka vërejtje të shumta për rritjen e numrit të ministrive pa një analizë më të gjerë ekspertësh. Profesor Borçe Davitkovski thekson se riorganizimi bëhet pa përcaktuar më parë përgjegjësitë ndërmjet ministrive ekzistuese.

“Thelbi është të krijohet një reformë reale dhe delimitimi i ministrisë dhe më pas do të shihet se nuk ka nevojë për më shumë se 13-14 departamente kur kabineti anglez është 13, ai francez 14, ne me 20 krerë pa portofol dhe zëvendësa po shkojmë drejt një qeverie afrikane, kabinete të tilla nuk ekzistojnë, gjithçka tjetër është e tepërt”.

Amendamentet u miratuan në Kuvend me 88 vota “pro” dhe 22 “kundër”, çka, siç u theksua, krijon kushte për formimin e qeverisë së re. Për ndryshimet e Ligjit votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, të VLEN-it dhe të partisë ZNAM, si dhe deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 21:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?