Mariçiq: Ndërlidhja e rajonit përmes Procesit të Berlinit është bazë për krijimin e politikave të vërteta energjetike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 22:19

Mariçiq: Ndërlidhja e rajonit përmes Procesit të Berlinit është bazë për krijimin e politikave të vërteta energjetike

Dhjetëvjetori i Procesit të Berlinit duhet të na japë një nxitje që të investojmë më shumë përpjekje dhe për të punuar më mirë në vitet në vijim, deri në arritjen e qëllimit përfundimtar për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, veçanërisht në këtë moment gjeopolitik, porositi sonte zëvendëskryeministri i parë në qeverinë teknike përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në seancën hapëse të Forumit të 7-të të Energjisë të RMV-së MEF 2024.

Sesioni hyrës “Dekodimi i dekadës” iu dedikua rëndësisë së Procesit të Berlinit në aspektin e bashkëpunimit rajonal, krizës energjetike dhe kalimit drejt energjisë së rinovueshme.

Mariçiq e theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së rajonit në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe krijimin e politikave energjetike dhe zhvillimit të infrastrukturës me qëllim të zhvillimit të shtetit dhe rajonit.

Ai e theksoi rëndësinë e Planit të rritjes dhe masave të marra me Planin, ku një pjesë e madhe e reformave synojnë zgjidhjen e sfidave energjetike të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Siç informojnë nga Sekretariati i Qeverisë për Çështje Evropiane, Mariçiq ka theksuar se projektet infrastrukturore kanë të bëjnë me projektet energjetike dhe e ka theksuar rëndësinë e investimeve të nevojshme për institucionet në procesin e reformave.

“Ndihma gjatë krizës energjetike nga Bashkimi Evropian ishte e pazëvendësueshme. Bashkëpunimi i rajonit përmes procesit të Berlinit në zgjidhjen e sfidave energjetike që janë në fokus të rajonit dhe Evropës është kyç për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit”, tha Mariçiq.

Hapja zyrtare e MEF 2024 është nesër. Organizator është organizata joqeveritare ZIP Institute në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 22:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?