Uji në liqenin e Ohrit për momentin është i sigurt për not

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 19:14

Uji në liqenin e Ohrit për momentin është i sigurt për not

Mostrat e marra nga 39 lokacione tregojnë se për momentin uji në Liqenin e Ohrit nga Shën Naumi deri në Radozhdë është i kategorisë së parë dhe mund të përdoret për not, shkruan Alsat.

Për shkak të temperaturave të larta, këto ditë përgjatë bregut të liqenit është shtuar numri i vizitorëve. Problem i madh janë ende lumenjtë e paktë që derdhen në liqen, ku në aspektin mikrobiologjik uji është i pamjaftueshëm ndërsa cilësia kimike është e kategorisë së tretë.

“Falë fuqisë së lartë të vetëpastrimit të liqenit të Ohrit, të gjitha mostrat që janë marrë 15 metra larg bregut janë cilësore. Të gjithë janë të kategorisë së parë, një mostër është e kategorisë së dytë, por mund të përdoret në të gjitha kushtet”, tha Sasho Toçkov– drejtor i Qendrës për shëndet publik– Ohër.

Por me rritjen e numrit të vizitorëve, me ngarkimin e sistemit të kolektorëve dhe prishjet e shpeshta, kjo situatë mund të ndryshojë në kulm të sezonit në muajt korrik dhe gusht. Në disa vende të liqenit ende nuk ka sistem kolektor, kështu që ujërat e zeza derdhen në liqen.

“Vitin e kaluar kemi pasur degradim afër Radozhdës dhe Kalishtës në kulmin e sezonit, në korrik dhe gusht. E presim edhe këtë vit. Nuk ka sistem kolektori, ujërat fekale dhe të zeza nga shtëpitë dhe ambientet gastronomike, që u shërbejnë mysafirëve, përfundojnë në liqenin e Ohrit. Pjesa afër Tërpejcës, ku nuk ka sistem kolektori, ata që e përdorin atë vend për not, ankohen për pasoja të caktuara, ndryshime të lëkurës dhe shqetësime në stomak”, u shpreh Sasho Toçkov – drejtor i Qendrës për shëndet publik– Ohër.

Toçkov paralajmëron se institucionet duhet të merren shumë më seriozisht me mbrojtjen e liqenit, sepse ai nuk mund të përballojë më presionin e ndotjes./ Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?