Osmani këshillon Qeverinë e re ta zbatojë marrëveshjen e Prespës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Qershor, 2024 19:40

Osmani këshillon Qeverinë e re ta zbatojë marrëveshjen e Prespës

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani deklaroi se Marrëveshja e Prespës është e qartë në lidhje me përdorimin e emrit të shtetit dhe e njëjta duhet të respektohet. Ai e këshilloi Qeverinë e re e cila do të formohet se kjo marrëveshje është pjesë e kushtetutës sonë dhe se me apo pa dëshirë duhet të respektohet.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

Emri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe çdo përdorim i emrit tjetër është jashtë Kushtetutës dhe nuk ka rëndësi nëse është në lidhje me Marrëveshjen e Prespës. E kam thënë në disa raste – edhe Mitsotakis ishte kundër marrëveshjes, por kur u bë kryeministër tha: “Kam qenë kundër, jam akoma, por është detyrim ndërkombëtar, pjesë e rendit kushtetues dhe më duhet të respektoje”, duke e mbyllur kështu temën me një fjali. Ja këshilla falas për Qeverinë: Ju mund të keni qenë kundër, mund të jeni kundër, por është realitet dhe pjesë e Kushtetutës sonë dhe duhet respektuar”.

Osmani tha se nën kryesimin e Maqedonisë së Veriut, 13 shtetet participuese të këtij procesi të Europës Juglindore me unanimitet, pas 3 viteve, pas 3 kryesimeve të ndryshme arritën që të zgjedhim sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

Nëse kisha privilegjin vitin e kaluar në dhjetor që të dal para jush dhe të konstatoj se OSBE-ja u shpëtua në Shkup, meqë në një kontekst të vështirë gjeopolitik, kryesimi i RMV-së arriti ti bëjë bashkë 57 vende për të zgjidhur çështjen e udhëheqësisë së kësaj organizate, ja sot kam përsëri privilegjin që në fund të një kryesimi tjetër të procesit për bashkëpunim në europën juglindore të them se RMV-ja ia doli përsëri”.

Osmani njoftoi se zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë do të jetë në krye të delegacionit në takimin vjetor të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal , i cili do të mbahet në Shkup në dy ditët e ardhshme.

/SHENJA/

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Qershor, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?