Kuvend/ Miratohet numri i nënkryetarëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 19:05

Kuvend/ Miratohet numri i nënkryetarëve

Kuvendi miratoi numrin e nënkryetarëve.

Deputetët votuan për 5 nënkryetarë të ligjvënësit, por sa prej tyre do të emërohen, kjo pritet të mësohet në seancën e radhës.

Deri tani, marrëveshja paraprake siç njoftojnë burime brenda shumicës parlamentare nënkryetarët do t’i takojnë LSDM-së si parti më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së dhe partisë ZNAM.

Nuk dihet nëse një nga 5 nënkryetarët do t’i takojë edhe Frontit Evropian, i cili shumicën aktuale parlamentare e cilëson si jolegjitim.  U votuan edhe trupat e përhershëm të Kuvendit. Nga 21 komisione, tre prej tyre do t’i takojnë opozitës.

Me Komisionin për Financa dhe Buxhet do të udhëheq deputet i LSDM-së, ndërsa me Komisionin  për Mbikëqyrjen e Punës së Shërbimeve të Sigurisë mësohet se do të udhëheq ish kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi aktualisht deputet i Frontit Evropian.

Opozitës do t’i takojë edhe Komisioni i përhershëm anketues i lirive dhe të drejtave të njeriut.

Në seancën e sotme nuk ishte paraparë formimi i trupit Ad-hok për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë, trup i ri që duhet formuar në kuadër të Kuvendit dhe të raportojë dy herë në vit për situatën me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Formimi i këtij trupi ishte kusht që BDI-ja dhe disa deputetë brenda Frontit Evropian me përjashtim të krahut të Ziadin Selës të mbështesin Ligjin për Punën dhe Organizimin e Organeve të Administratës Shtetërore i cili javën e kaluar u miratua me shumicë prej 2/3 në Kuvend në një seancë të thirrur në orët e vona pas mesnate.

Me trupat punues në Kuvend, 10 prej tyre do t’i udhëheq VMRO-DPMNE-ja, 3 koalicioni VLEN, nga 3 BDI-ja dhe LSDM-ja dhe nga një komision E Majta dhe partia ZNAM. / Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 19:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?