“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 19:15

“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup

Kjo ishte atmosfera sot me regjimin e posaçëm të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, shkruan Alsat.

Një pjesë e qytetarëve thonë se nuk janë informuar në kohë dhe kjo ka shkaktuar rrëmujë në komunikacion, ndërsa disa të tjerë propozojnë zhvendosjen e disa institucioneve publike larg qendrës së Shkupit.

“Mendoj se nuk është në rregull që të ketë kësi rrëmujë sepse tani duhet të arrija tek spitali shtetëror dhe nuk kam nga të hyjë, nga të gjithë anët është e zënë, nuk është në rregull në këto temperatura, duhet në kohë të na informojnë nëse planifikojnë diçka që të mos lëvizim në atë kohë të ditës apo të mos shfrytëzojmë veturat”, tha një qytetare.

“Nuk është mirë, nuk është e këndshme për këmbësoret dhe qytetaret tjerë. Po ka nervozë sigurisht dhe duke parë edhe temperaturat e larta e shton presionin dhe nervozë. “Apo dislokim të institucioneve publike të cilët mund të jenë më larg ku do të dihet se lëvizin veturat e diplomatëve dhe veturat me përcjellje”, u shpreh një qytetar.

“Kjo është pafytyrësi, një orë pres këtu që të kaloj vizë bardhat, e turpshme”, tha një qytetar.

“…duhet të ketë rregulla më të mira nga kjo që është, a është tek populli apo tek MPB-ja nuk e di por duhet të ketë organizim më të mirë, por njëjtë është kur vinë delegatë të huaj edhe jashtë edhe këtu, mund të durojmë dy-tre ditë, nëse është për të mirën e Maqedonisë duhet të durojmë gjithçka”, u shpreh një qytetare.

Përveç ditës së sotme regjimi në komunikacion do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Regjimi i qarkullimit, siç thotë MPB, po vendoset për shkak të mbajtjes së takimit ministror në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe takimit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në kuadër të Procesit.

Nga sektori për Punë të Brendshme apelojnë deri te të gjithë qytetarët, shfrytëzuesit e rrugës, që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë./ Alsat.mk

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?