Hamasi: Përpjekja e Blinkenit për të shfajësuar Izraelin është bashkëpunim në gjenocid

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 19:41

Hamasi: Përpjekja e Blinkenit për të shfajësuar Izraelin është bashkëpunim në gjenocid

Hamasi tha se përpjekja e sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken për të shfajësuar Izraelin nga shkelja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza është vazhdim i politikës së vendit të tij për bashkëpunim në “gjenocidin” e kryer në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Përpjekja e Blinkenit për të shfajësuar Izraelin dhe për ta bërë Hamasin përgjegjës për parandalimin e arritjes së një marrëveshjeje është vazhdim i politikës së vendit të tij për bashkëpunim në luftën gjenocidale”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Hamasi “e ka marrë në konsideratë propozimin e paraqitur, të gjitha sugjerimet për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimin e të burgosurve, pozitivisht dhe me përgjegjësi kombëtare”, thuhet më tej.

“Bota nuk dëgjoi asnjë shprehje kënaqësie nga Netanyahu dhe qeveria e tij në lidhje me vendimin e KS të OKB-së dhe se Izraeli vazhdon të refuzojë çdo armëpushim të përhershëm në Gaza, duke kundërshtuar qartë propozimin e presidentit amerikan, Joe Biden”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Në konferencën për media që mbajti në Shtëpinë e Bardhë më 31 maj, Biden njoftoi se Izraeli kishte bërë një propozim të ri në lidhje me armëpushimin dhe të burgosurit në Gaza.

Hamasi njoftoi se ia kishte përcjellë Egjiptit dhe Katarit përgjigjen e tij ndaj propozimit të armëpushimit të Izraelit në Rripin e Gazës, të shpallur nga Bideni.

Në përgjigjen e tij ndaj planit të armëpushimit, Hamasi tha se i jepte përparësi përfundimit të sulmeve të Izraelit dhe pushtimit të Gazës dhe se “ka treguar qasje pozitive ndaj marrëveshjes që do t’i japë fund luftës”.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?