Gerapetrisis nga Shkupi: Është e rëndësishme të garantohet rrjedha evropiane e vendeve të Ballkanit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 21:24

Gerapetrisis nga Shkupi: Është e rëndësishme të garantohet rrjedha evropiane e vendeve të Ballkanit

Rruga drejt Evropës do të duhet të vazhdojë dhe Greqia do të jetë ndër ato vende që do të qëndrojnë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me respektim të demokracisë dhe shtetin e së drejtës dhe me shpresën se Evropa do të bëhet familja e gjerë e të gjitha vendeve, theksoi shefi i diplomacisë greke në deklaratën për televizionin shtetëror ERT pas pjesëmarrjes në Samitin e shefave të vendeve dhe qeverive pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunimin në Evropën juglindore (PBEJL) në Shkup, njoftoj korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministri i Punëve të Jashtme tha se në Shkup përcolli “mesazhin e paqes, solidaritetit dhe miqësisë për të gjitha vendet e Evropës Juglindore”, përkujtoi se Greqia ishte një nga vendet “që përshpejtoi ngritjen e Konferencës ndërballkanike”, por edhe vend që është mbështetës i fortë i perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor përmes Axhendës së Selanikut të vitit 2003.

“Është e rëndësishme të garantohet kursi evropian i të gjitha vendeve të Ballkanit dhe më gjerë të rajonit në një periudhë sfidash shumë të larta, me dy luftëra në fqinjësinë tonë më të gjerë. Sigurisht, dhe kjo është ajo që theksova në Konferencë, progresi duhet të zhvillohet mbi bazën e parakushteve specifike, të cilat janë formale dhe i referohen respektimit të demokracisë, respektimit të shtetit të së drejtës, respektimit me besnikëri të të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare dhe respektimit të vazhdueshëm me gjithçka që lidhet me Bashkimin Evropian, të drejtën ndërkombëtare, si dhe sigurisht respektimin e të drejtave të pakicave”, tha shefi i diplomacisë greke në deklaratën për ERT-në. 

125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Qershor, 2024 21:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?