Lloga: Nuk mund të ketë përgjegjësi kolektive për prokurorët dhe gjykatësit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:17

Lloga: Nuk mund të ketë përgjegjësi kolektive për prokurorët dhe gjykatësit

Me shfuqizimin e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve rrezikohet pavarësia e gjyqësorit. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në ditën e fundit si udhëheqës i këtij dikasteri. Për mosndëshkueshmërinë e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Lloga tha se nuk ka pasur mundësi ligjore që të bëhet një gjë e tillë, duke shtuar se ai mbështet ndëshkimin e individëve, por jo ndëshkimin kolektiv, në këtë rast shfuqizimin e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve.

Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë

“Thirrja ime edhe sot vazhdon se të gjithë ata që kanë bërë shkelje, por edhe puna e Këshillit Gjyqësor, të gjyqtarëve, duhet të jetë komfort ligjit, por nuk mund të ketë përgjegjësi kolektive në këtë rast sepse se si do të vazhdojmë ne më tutje raporti i Komisionit vlerësues e tregon qartë”.

Për deklaratat e mandatarit për formimin e Qeverisë rreth këtyre dy institucioneve të ndarjes së gjyqësisë, Lloga tha se janë qëndrime të bazuara në efektin e fushtës zgjedhore, pasi ligjet që i punon Ministria, për këto dy trupa nuk janë propozime të Krenar Llogës por propozime dhe rekomendime të BE-së që duhet të mbështeten nga Qeveria e re.

Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë

“Unë mendoj se qëndrimet e partisë qeverisëse janë akoma nën efektet e fushatës zgjedhore. Ato besoj se brenda javëve të para do të konstatojnë se gjithçka që kanë dhënë jashtë premtimeve ose jashtë atyre rrugëve të BE-së, janë premtime të cilat nuk mund të zbatohen. Unë kam besimin dhe bindjen e plotë që gjithë këto propozim-ligje do të futen në procedurë edhe qeverisëse edhe parlamentare”.

Lloga u shpreh se i dëshiron sukses pasardhësit të tij, dhe mandatarit të ri, duke shtuar se është mirë të ju jepet mundësia për të treguar veten e tyre.

/SHENJA/

125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?