Presidenti rus Vlladimir Putin në margjinat e një takimi që pati me udhëheqjen e ministrisë së Jashtme ruse vendosi kushtet që Moska të ulet në tryezën e bisedimeve me Ukrainën për armëpushimin.
Konkretisht, ai tha se Kievi duhet të tërheqë trupat e tij nga të gjitha rajonet e pushtuara Zaporizia, Herson, Donbas dhe Donjeck për të filluar negociatat. Ai shtoi gjithashtu se një kusht tjetër duhet të jetë deklarata e Kievit se heq dorë nga synimet e tij për t’u bashkuar me NATO-n. “Sapo Kievi të deklarojë se është gati për një vendim të tillë dhe të fillojë një tërheqje reale të trupave nga këto zona, si dhe të shpallë zyrtarisht braktisjen e planeve për t’u anëtarësuar në NATO, pala jonë do të ndjekë menjëherë urdhrin për pushimin e zjarrit dhe fillimin e negociatave”, tha Putin. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
14 Qershor, 2024 19:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.