Trençevska: Votuan Ligj me procedurë të shkurtë, për nevojat e koalicionit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 20:42

Trençevska: Votuan Ligj me procedurë të shkurtë, për nevojat e koalicionit

Nuk ka asgjë në aspektin funksional që të përmirësohet gjendja me rikonstruktimin e ministrive dhe hapjen e ministrive të reja. Ky është qëndrimi i Jovanka Trençevskës e cila do të jetë ministrja e fundit e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, sepse në të ardhmen kjo ministri do të ketë emër të ri. Akuzon se nuk është mbajtur debat i gjerë as në Kuvend e as me ekspertët të fushës

“Gjatë gjithë fushatës dëgjuam se do të ulet numri i administratës publike ndërsa ne e rrisim. Nga 16 ministritë aktuale, do të rriten në 20, pra 4 të reja. Kjo është ulje apo rritje e numrit të administratës? Do të duhet të punësohen njerëz të rinj”, tha Jovanka Trençevska – deputete e LSDM-së.

Në periudhën parazgjedhore nga VMRO-DPMNE dëgjuam se sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtër do të jetë përjashtim e jo praktikë, rikujton Trençevska.

Kemi procedurë të shkurtër për një ligj sistematik ku prej 74 neneve, ndryshohen 31 dhe ju e sillni me procedurë të shkurtër, brenda 12 orëve të miratohet i gjithë ligji. Ligji ka implikime fiskale. Zbatimi i këtyre dispozitave do të ketë implikim ndaj buxhetit të shtetit dhe nuk tregoni se sa mjete do të nevojiten për zbatimin e tij”, u shpreh deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska.

Megjithatë, Mickoski tha se për të gjitha premtimet e dhëna nga programi i tyre parazgjedhor e ka legjitimitetin nga qytetarët. Shtoi se edhe me LSDM ka biseduar për këtë ligj por se nuk e ka marrë përkrahjen e tyre në Kuvend por se përkrahjen e mori nga deputetët e Frontit Europian.

“Atë që nuk e tregon LSDM-ja, por opinioni duhet ta dijë është se unë personalisht gjatë gjithë kësaj kohe isha në komunikim me ta dhe dera ishte e hapur për të gjithë deputetët që duan ta përkrahin këtë ligj. Në lidhje me atë që disa nga deputetët e ardhshëm të opozitës e njohën cilësinë e këtij ligji, ata vetë duhet të përgjigjen, ndërsa pjesë e deputetëve të opozitës nuk e njohën cilësinë ose kishin matematika dhe kalkulime të tjera, andaj nuk votuan”, potencoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Megjithatë Trençevska tha se nuk e di me kë nga LSDM ka biseduar Mickoski për këtë propozim ligj sepse ajo nuk marrë pjesë në negociata të tilla, as si deputete e as si ministre e deritanishme për punë dhe politikë sociale.

125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 20:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?