Igor Filkov, i lindur në vitin 1979, është kandidat i Lëvizjes ZNAM – për Ministër të Drejtësisë, ndërsa Goran Minçev (1972) kandidat për Ministër të Administratës, përcjell FLAKA.
Emrat e anëtarëve të qeverisë së re nga partia e Maksim Dimitrievskit u përcaktuan në seancën e Bordit Qendror të partisë sonte, ndërsa më pas në një konferencë për media i bëri të ditur zëdhënësi i ZNAM-it, Nikolla Memov.
Ai tha se negociatat me partnerët e koalicionit në qeverinë e ardhshme vazhdojnë për dy pozita zëvendësministrash, por ende nuk janë përcaktuar. Gjithashtu, ZNAM do të negociojë për pozicione në eshalonin e tretë, pra për poste drejtoresh.
Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë në zgjedhjet parlamentare fitoi gjashtë ulëse në Kuvend, ndërsa nënkryetarja e partisë Vesna Bendevska është njëra nga tre nënkryetaret e Kuvendit. FLAKA
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
14 Qershor, 2024 22:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.